☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.96 ▼0.89%
ARI 4,600 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,384 ▼ -0.67% ETH $2,055 ▼ -0.45% XRP $1.3205 ▼ -3.1% SOL $83.0700 ▼ -1.48%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Borxhi po ulet, më pak rreziqe për ekonominë

Borxhi publik i shqiptarëve do të ulet me rreth 2.5 pikë përqindje, duke arritur në nivelin 68.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vitin që vjen, çka do të thotë më pak rreziqe për ekonominë.

“Nuk është thjesht qëndrim fiskal është koncept politik, pasi borxhi i lartë përbën risk për ekonominë, financat publike dhe qytetarët. Ne do të vijojmë të ulim borxhin publik duke i hequr një barrë qytetarëve, vit pas viti gjithmonë e më shumë”, deklaroi ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një prononcim për ATSH-në.

Trendi rënës i borxhit publik, konsideruar nga kjo maxhorancë si ‘gangrena’ e ekonomisë në 10 vitet e shkuara, pritet të vijojë edhe në periudhën afatmesme dhe afatgjatë falë huamarrjes së shtrënguar të qeverisë dhe rritjes së prodhimit kombëtar.

Kur një qeveri ka balancë primare pozitive do të thotë se ajo qeveri në operacionet e veta korente nuk krijon borxh të ri, por kursim si në rastin e tre viteve të fundit dhe e përdor këtë kursim për të paguar borxhet e trashëguara.

“Nuk e kemi FMN, atëherë ajo që na bën të vijojmë konsolidimin fiskal dhe uljen e borxhit publik, është përgjegjësia e maxhorancës ndaj qytetarit”, nënvizoi ministri Ahmetaj.

Borxhi publik ka tre vite që ka hyrë në një trajektore rënëse dhe kjo është konfirmuar edhe nga KLSH-ja. Nga 73% në vitin 2015, borxhi shkoi në 72.4% në 2016-n, ndërsa vitin që vjen borxhi publik pritet të zbresë në 68.6% në 2018.

Përveç këtyre masave kjo maxhorancë ka vendosur një rregull fiskal përmes së cilit asnjë qeverie nuk i lejohet rritja e borxhit publik.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e tij të fundit në përmbyllje të marrëveshjes 3-vjeçare me qeverinë shqiptare evidenton angazhimin e autoriteteve shqiptare për uljen e borxhit publik.

“Autoritetet janë të angazhuara ta ulin borxhin publik nën 60% të PBB-së brenda vitit 2021, në përputhje me objektivin afatgjatë për borxhin prej 45% të PBB-së në ligjin organik të buxhetit.
Për t’i arritur këta objektiva, projektbuxheti i vitit 2018 dhe programi buxhetor afatmesëm synojnë një sufiçit parësor prej 0,6% të PBB-së dhe një konsolidim gradual për të arritur një suficit parësor prej 2,3% të PBB-së brenda vitit 2021”, thuhet në deklaratën e FMN-së.

Kur borxhet e marra përdoren në mënyrë produktive për zhvillimin ekonomik të vendit, atëherë mund të jenë dobiprurëse. Në rast të kundërt kthehen në një barrë të rëndë për gjeneratat e ardhshme të vendit, të cilat do të duhet të përballojnë shlyerjen e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.