☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.60 ▲1.45%
ARI 4,818 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,966 ▼ -0.71% ETH $2,319 ▼ -2.84% XRP $1.3522 ▼ -1.56% SOL $83.1000 ▼ -3.52%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.60 ▲1.45 % ARI 4,818 ▼0.67 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.60 ▲1.45 % ARI 4,818 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Sporti

Bota pret sot kampionët e rinj

?????????????????????????Sfida e mbrëmjes Gjermani-Argjentinë do të mbyllë Botërorin “Brazil 2014” dhe njëkohësisht do të vendosë se cili mes tyre do të jetë kampioni i ri i botës.

Stadiumi Marakana do të presë sot sfidën më të shtrenjtë në historinë e saj, pasi në fushë do të jenë 22 lojtarë vlera e të cilëve është rreth 1 miliard euro.

Forma e treguar gjatë këtij muaji dhe sidomos fitorja 7-1 ndaj Brazilit e ka shndërruar Gjermaninë favorite kryesore të kësaj finaleje. Disiplina në fushë dhe perfeksionimi i tika-takës spanjolle ka bërë që kombëtarja e Lëvit të zërë vendin e parë për numrin e pasimeve të

sakta me 3.421të tilla.

Trajneri Joakim Lëv ka theksuar se Gjermania është gati të thyejë rekordin e botëroreve në kontinentin amerikan: “Ne nuk kemi frikë askënd dhe nëse do të luajmë ashtu siç dimë, atëherë fitorja do të jetë e jona. Asnjë europiane nuk ka fituar në Amerikën e jugut? Atëherë do të jetë një kënaqësi e dyfishtë.”

Pavarësisht se nuk i ka kënaqur tifozët me lojën e saj, Argjentina u tregua cinike dhe arriti të vijë deri në finale. Në ndeshjet e grupeve shkëlqeu Messi, ndërkohë që në tre sfidat e fundit termi skuadër u pasqyrua më shumë në fushë. Sonte në Marakana, përveç “Pleshtit” i cili mund të bëjë çdo gjë në çdo moment, dueli më i madh do të bëhet në mesfushë.

“Duhet të bëjmë një ndeshje pefekte”, ka deklaruar trajneri argjentinas Sabeja.

“Duhet të kemi përqendrim pasi Gjemania ka vërtetë një skuadër të fortë. Shpresoj të fitojmë siç fituam 28 vjet më parë”, ka përfunduar tekniku argjentinas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.