Politika

Bozdo: “Bombardier”, interes për terminalin multimodal dhe tramin, politika të mos pengojë

enno-005-525x350Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të informuar publikun se kompani të njohura vazhdojnë të shprehin interes për ndërtimin me konçesion të terminalit dhe tramit të Tiranës, ndërsa kryeministri duhet të lërë luftën politike dhe  t’i hapë rrugë zbatimit të këtyre projekteve.

“Sot patëm një takim pune me përfaqësues të lartë të kompanisë kanadeze “Bombardier”, një ndër katër kompanitë e mëdha në botë, e cila prodhon mjete të transportit ajror, hekurudhor e më gjerë. Takimi u fokusua veçanërisht në projektin e Bashkisë së Tiranës për tramin, linjën Kombinat – Kinostudio dhe për terminalin multimodal të Tiranës. Gjeta një interes të pazakontë të kësaj kompanie, për të qenë pjesë e garës”, tha Bozdo.

Bozdo  i bëri thirrje edhe njëherë kryeministrit që projektet në interes të Tiranës, veçanërisht këto dy projekte transporti, në asnjë mënyrë nuk duhet të stopohen në emër të luftës politike, por të kenë mundësi që të vijojnë, në të mirë të interesit, në të mirë të mjedisit, për të mirën e transportit në Tiranë.

Duke iu përgjigjur interesit të medias për vendimin e qeverisë për kthimin në pedonal të sheshit “Nënë Tereza”,  Bozdo u shpreh se “ka sqaruar se kjo është kompetencë e qeverisjes vendore, një projekt i iniciuar nga kryebashkiaku Basha dhe një vendim që duhet marrë pasi t’u krijohen kushtet qytetarëve që të përfitojnë nga këto vendime dhe jo të kthehen në stres për ta”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button