🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.37 ▼1.21%
ARI 5,007 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,489 ▼ -0.23% ETH $2,333 ▼ -1.21% XRP $1.5301 ▼ -0.44% SOL $95.3800 ▼ -1.3%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.37 ▼1.21 % ARI 5,007 ▼0.02 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.37 ▼1.21 % ARI 5,007 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Braçe: Basha nuk kërkon Vetting, por amnisti për vete dhe njerëzit e tij

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe shprehet se Lulzim Basha nuk kërkon Veting, por amnistri për vete dhe njerëzit e tij.

Në përgjigje të liderit të PD-së, Braçe shprehet se “Lulzim Basha një gënjeshtar patologjik, ja Kushtetuta dhe ligji i “Vetting-ut” që provojnë genjeshtrën e tij! Nuk kërkon veting, kërkon amnisti për vete dhe  personat e lidhur me të. Po si ka mundësi që ky të sheh në sy e të gënjen pa pikën e drojes? As skuqet e as i lëviz qoftë edhe një muskul, thjesht të sheh në sy dhe të gënjen!”

Duke iu referuar qëndrimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha në lidhje me nismën e opozitës për veting të politikanëve, Braçe shton se “doli sot të prezantonte nismën e tij “kushtetuese” për “veting” ndaj politikanëve. Për t’u bërë i besueshëm tha se është i njëjtë – është e njëjta gjuhë – tha posaçërisht, me nenet e Kushtetutës dhe ligjin e “Vettingut”.

Tamam gënjeshtar, shton Braçe duke vijuar se “njeri që nuk ke respekt as për ata që ke thirrur të të dëgjojnë e i kë përballë, sy më sy, as për ata miliona të tjerë që përmes këtyre mediave të shtrënguar të shpërndajnë gënjeshtrat e tua, janë të detyruar të të dëgjojnë para një ekrani”.

“Nuk ka asnjë ngjashmëri mes nismës “Basha” për “vettingun” e politikanëve dhe neneve në Kushtetute dhe ligjit për “Vetting-un”, të cilët janë tani në veprim për gjyqtarë e prokurorë në sistem. Në të dy aspektet; qoftë në aspektin e lidhjeve me krimin ose jo – në ligjet në fuqi, flitet për “Kontakte të papërshtatshme”, ashtu dhe në aspektin e pasurisë së ligjshme ose jo ligjet në fuqi flitet për pasurinë e “subjektit” dhe “personave të lidhur me të”, saktëson në mënyrë të qartë se cila pasuri duhet të deklarohet brenda dhe jashtë vendit, si duhet të justifikohet dhe dokumentohet etj.”, shprehet ai.

Po ashtu Braçe pohon se “së dyti, nisma “Basha” për “vetting-un” e politikanëve, nuk thotë se cili do të jetë institucioni që do e kryejë këtë veting. Është e provuar tërësisht ajo që shkruajta dje, ky i hetuar, por i pagjykuar për një akuzë kushtetuese, i pa hetuar fare për vrasjen e 4 shqiptarëve të pafajshëm në mes të bulevardit, kërkon të tejkalojë institucionet e Drejtësisë së Re. Kërkon të amnistojë veten përfundimisht nga krimet ku është përfshirë”.

1 Koment

  • Ruzhdi 08 September 2018, 08:37

    Brace e genjeshtar vetingu vazhdon per te gjith Politikanet dhe nuk behet dallim Partiak.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.