ParlamentarePolitika

Braçe: Përplasja SHBA- Prokurori, ngjarja më e rëndë në 27 vjet

Deputeti Erjon Braçe akuzon opozitën se kërkon të bëjë zhurmë për rrokopujën e madhe që ka përfshirë sistemin e drejtësisë në këtë vend. Ndërkohë që nuk bëzajnë për përplasjen më të rëndë që po ndodh aktualisht mes ambasadës së SHBA-së dhe prokurorisë.

Në një moment nga foltorja e Kuvendit Braçe replikoi dhe me Spahon madje iu drejtua dhe duke e quajtur “Palaço”

Pjese nga fjala e Erion Braces sot ne Kuvend

Këtu në parlament duhej bërë zhurmë, për të zhurmuar ngjarjen më të rëndë në 27 vite demokraci, përplasjen mes SHBA dhe prokurorisë së Republikës që po konsumohet tani në këtë orë.

Janë përplasjet më të rënda që unë kujtoj në përmasa më të vogla ka ndodhur ditën kur disa nga ju u mblodhët këtu në sallën e Kuvendit dhe sulmonit SHBA-në për grusht shteti , kryengritje, komplot në Republikën e Shqipërisë. Në ato ditë zgjodhët president një njeri që instaloi në Shqipëri antitokraci.

Dëgjova me vëmendje fjalimin e zotërisë (flet për Berishën) e përmendi shumë termin banditistan, banditokraci. Në këtë sallë shpesh herë ashtu si tani, gjithësecili nga ne i bën një pyetje vetes: Si ka mundësi?!

Si ka mundësi që kur arrestohej kryetari i PS-së Fatos Nano, paska pasur demokraci dhe jo banditokraci?!

Kryetari i opozitës mbahej në burg në kundërshtim me ligjet, dhe vendimet e gjykatës, në shantazh të hapur të gjykatësve, në këtë vend paska pasur demokraci e jo banditokraci. Si ka mundësi kur në këtë vend shqyhej kufiri verior i Shqipërisë, për ti cuar naftë Sllobodan Millosheviçit me urdhër të presidentit të asaj kohe këtu në Shqipëri paska pasur demokraci e jo banditokraci?!

Si ka mundësi kur rrëmbente Remzi Hoxhën e torturonte, e të zhdukur e kanë dhe sot, ky vend paska pasur banditokraci?!

Si ka mundësi kjo opozitë bëri sot thirrje për revoltë dhe kjo paska qenë demokraci e jo banditokraci?!

Si ka mundësi që në këtë vend paska pasur demokraci e jo banditokraci kur vendosët të shisnit pasuritë kombëtare si plaçkë e keqe e këtij vendi?!

Sajoni banda kriminelë, hajdutë që qenkan në grupin PS, në qeveri thjesht e vetëm për të zhurmuar atë rrokopujën e madhe që ka përfshirë sistemin e drejtësisë në këtë vend. Dorëheqjet janë paralajmërim për secilin nga ju. Deri dje keni pasur prokurorët dhe gjyqtarët tuaj. Tani nuk i keni më. Bashkë me ta po ikin dhe ata që na gjykonin pse nxirrnim dokumente në sallën e Kuvendit.

Related Articles

Nje koment

  1. Brace.Ti je shqipetar i vertete por ju kini bere gabimin me te madh qe nuk e shkarkuat Adriatik Llallen 4 vjet me pare.Ngjela shkroi qe llalla eshte me i errti ne historine e shqipetareve.Llalla eshte fashisti me i ndyre i Berishes ne histori.Hajduti meta mbron hajdutin llalla dhe hajduti llalla mbron hajdutin Meta.Ju jeni politikane shqipetare por jo politikane ne Europe.Plehrat shqipetare te kopese te sali berishes duhet te digjen te gjalle.Kjo do ta cliroje popullin shqipetar nga roberia fashiste 500 vjecare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button