Ekonomia

Braçe: Po abuzohet me çmimet; Peleshi: Në 2018 do përballemi me një realitet tjetër

Krijimi i bursës bujqësore dhe nxitja e kooperimit të shitjes do të vendosë në shinat e duhura tregun e çmimeve të shitjes së produkteve bujqësore.

Por për deputetin socialist Erion Braçe, i cili ka thirrur në interpelancë ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, në Shqipëri tregtarët abuzojnë me çmimet e shitjes në kurriz të fermerëve.

Braçe shprehu shqetësimin se në Shqipëri nuk e bën malli çmimin, por çmimi mallin. “Arsyeja që ju kam thirrur në interpelancë lidhet me punën tuaj dhe të mijëra bujqër. Bujqësia vazhdon të mbajë një peshë shumë të madhe në PBB 22%, por njëherësh është edhe sektori që se më punë pjesën më të madhe të shqiptarëve, kryesisht banorë të fshatrave. Po, ka mes atyre që merren sot me bujqësi që po e kthejnë punën me takon në një sipërmarrje ekonomike, por këta mbeten shumë pak.Interesi i tyre janë çmimi i produkteve që ata prodhojnë. Si rregull në treg malli e bën çmimin pastaj vepron tek kërkesa dhe oferta. Por tek ne ku nuk ka tregje, është çmimi ai që po bën mallin”, tha Braçe.

Sipas tij, nëse bujku nuk fiton një sezon, apo në sezonin e dytë për shkak të çmimeve ai nuk e prodhon më atë produkt.  Pazari është magjia e vetme që funksionin në këtë vend.

“Ata që grumbullojnë veçanërisht këta që tregtojnë, ata që nuk fitojnë janë bujqit, ka një arësye se detyrojnë të shesin nën kosto. Këto çmime po bëjnë që në këtë vend në bujqësi po të punosh nuk fiton, por akoma më keq, po të investosh paratë e tua i humb edhe ato”, tha deputeti socialist.

Peleshi: Politika mbështetëse për fermerin

Ministri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural Niko Peleshi tha se “do të fillojmë të rindërtojmë politikat e mbështetjes së fshatit” .

Duke e pranuar si më se të vërtetë çështjen e ngritur nga deputeti Braçe, ministri tha se, 89% e atyre që jetojnë në fshat e që quhen fermerë, në fakt nuk kanë as 2 hektarë tokë.

“Kjo do të thotë se të ardhurat që siguron nga bujqësia nuk janë të ardhurat primare të familjes tënde. Ndaj së pari, jemi duke punuar për përkufizimin e fermës dhe fermerit dhe të bëjmë një ndarje të qartë. Duhet zgjuarsi dhe politikë e zgjuar. Kjo qasje do të ndryshojë në vitin 2018. Këtë problem e kemi pasur dhe do ta kemi, se nuk jemi vend i zhvilluar, por në vitin 2018 do përballemi me një realitet tjetër, ku mundësitë do jenë shumë më të madhe se nevojat”, tha Peleshi.

Sipas tij, politika e deritanishme me gjithë përmirësimin e 4  viteve të fundit nuk ka shpëtuar nga thermimi i fondeve pa një politikë të zgjuar. Kjo ka bërë që edhe impakti të mos jetë i duhuri. Rritja e eksporteve krahasuar me 2013, janë produkte të një politike më të mire se në të kaluarën. Viti 2018, do të jetë viti kur kjo qasje do të ndryshojë në kuptimin e raportit mes nevojave për financim dhe burimeve të financimit.

Në 2018 kam frikë se do të përballemi me një realitet tjetër, ku mundësitë do të jenë më të mëdha sesa nevojat për shkak të programit të BE në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Ky program është  93 mln euro, çështja është a kemi ne fuqi, kapacitete që fermeri ti përthithë ato.

Sfida jonë është konkurueshmëria së pari. Domatet tona shiten 70% më lire në BE sesa partnerët e tjerë të BE shesin në të. Bostani shitet 50% më lire, gështenja 40% më lirë. Pra nuk është e çmimeve të larta, por janë disa çështje të tjera që ndikojnë.

“Përmes programit të zhvillimit rural do të mbështesim prodhimet tipike, përmirësim të infrastrukturës dhe kompensim të të ardhurave nga mungesa e tokës dhe zhvillim agroturizmit nga veriu në jug për ti dhënë një zhvillim të ri këtij sektori”, tha Peleshi.

25 milionë euro BB për skemën e ujitjes

Brenda këtij viti do përfundojmë 29 skema, do shtojmë me 10 mijë hektarë nën ujë. Do vazhdojmë decentralizimin, pjesën më të madhe të infrastrukturës dytësore dhe tretësore ua kemi dhënë bashkive. Po përmbyllim negociatat me BB për 25 milionë euro të tjera për skemën e ujitjes për vitin 2018.

Kontroll imputeve bujqësore

Ministri tha se imputet bujqësore jo cilësore shpeshherë ndikojnë koston e prodhimit, kur janë të shtrenjta.

“Përjashtimi nga TVSH i një pjese të mirë të imputeve që nuk e bëjmë dot në paketën fiskale të këtij viti, por hap pas hapi, brenda mandatit. Fermeri nuk ka përgjegjësi për imputet bujqësore dhe unë jam këtu për ta mbajtur nën vëzhgim. Duhet kontroll për të mos penetruar në treg produktet e falsifikuara. Pra, çështja e kontrollit na takon ne dhe po përgatitemi ta bëjmë më mirë”-tha Peleshi.

100 milionë dollarë për infrastrukturën rurale

Ndërkohë për vitin që vjen në infrastrukturën rurale, që ndikon drejtëpërdrejtë në uljen e kostos dhe diversifikimin e tregut, qeveria parashikon që bashkë me donatorët të financojë një fond prej 100 milionë dollarë. “Ne po negociojmë me BB për infrastrukturën. Do lidhet fshati me rrugën nacionale”, tha Peleshi i cili vuri në dukje prioritetin e qeverisë për të sjellë një etapë të re zhvillimi në këtë sektor.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi u ndal edhe në çështjen e ekstensionit. “Dija tha ai , është një faktor i rëndësishëm që do të drejtojë fermerët të prodhojmë kulturat konkurruese dhe ato më të kërkuarat për eksport” . Drejtoritë e bujqësisë kanë pasur e vazhdojnë të kenë shumë funksione por ekstensioni do te jete prioritet, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button