☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,667 ▼ -1.69% ETH $2,216 ▼ -1.18% XRP $1.3320 ▼ -1.18% SOL $82.2700 ▼ -2.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Bota

Breshëri godet avionin në Stamboll

Një avion i AtlasGlobal Airlines bëri ulje të detyruar në aeroportin Ataturk të Stambollit pasi u godit nga një breshër i frikshëm që ka dëmtuar rëndë pjesën e përparme të tij dhe xhamat e kabinës së pilotit.

Avioni ishte ngritur në ajër nga veriu i Qipros dhe po zhvillonte një fluturim rutine kur mbi Turqi, u gjend në mesin e një stuhie të fortë dhe një breshëri gjigand.

Breshër me përmasat e një topi golfi dhe reshje të dendura shiu u përplasën një ditë më parë mbi Stamboll, si pjesë e një stuhie të furishme që përmbyti rrugë, rrëzoi pemë e paralizoi trafikun ajror e atë rrugor në qytetin më të madh të Turqisë.

Aq e madhe ishte forca e saj sa rrëzoi një pjesë të murit të gurtë që rrethon varrezën e komunitetit të krishterë armen, duke plagosur dy persona, raporton e përditshmja “Daily Sabah”.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolli”, nga ana tjetër thotë se erërat e forta rrëzuan një vinç në zonën e portit, i cili ra mbi një grup fuçish nafte duke shkaktuar një shpërthim të vogël e një zjarr, ndërsa një depo ka marrë flakë pas goditjes nga rrufeja.

Kjo ishte hera e dyte brenda 10-ditesh që reshje të dendura shiu bëhen shkas për përmbytjen e rrugëve të Stambollit dhe mbjellin kaos në qytet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.