Brexit, rënie e monedhës britanike dhe asaj të BE në tregun shqiptar
Luhatjet e forta në tregjet ndërkombëtare të valutave si pasojë e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian janë përcjellë menjëherë edhe në tregun e brendshëm.
“Nga 179 lekë, paundi ra në 169 lekë dhe sot që flasim tregtohet me 166 lekë”, deklaron Rinald Gjyli, ekspert i kursit të këmbimit.
Por veç paundit, zhvillimet politike në Britani kanë ndikuar negativisht edhe euron, pasi investitorët druhen se largimi i Mbretërisë së Bashkuar do të ketë pasoja në ekonominë europiane.
“Ka patur një rënie të lehtë të euros nga 137.9 në 137.3 lekë, por kjo edhe për faktin se kemi hyrë në sezonin e verës, kur ka rritje të të ardhurave në monedhën europiane, remitanca dhe fluks turishtësh”, nënvizon Gjyli.
E vetmja monedhë kryesore e cila ka fituar pikë në këtë situatë të trazuar për tregjet financiare është dollari amerikan, i cili është forcuar si në raport me paundin, ashtu dhe në raport me euron e lekun. Eksperët presin që kjo tendencë të vazhdojë.
“Pritshmëria do jetë një rënie e lehtë e mëtejshme e euros kundrejt lekut, në nivelin 136.8 nga 137. Do ketë një rritje të dollarit kundrejt lekut, nga 126 në 127, ndërsa paundi nga 166 do ketë një rimëkëmbje në 172-173”, shton Gjyli.
Fundjavën e kaluar shumica e britanikëve votoi për t’u largar nga Bashkimi Europian, çka ka shkatuar një valë të re paniku nëpër tregjet financiare.