roze

Britannia Awards

Bafta mund të jetë sinonim i Britanisë, por Akademia Britanike e Filmit dhe Arteve Televizive mban çdo vit një ceremoni të vetën, të quajtur Britannia Awards në Beverli Hills të Kalifornisë, ku pjesëtarët e komunitetit të Hollivudit vlerësohen për kontributin e tyre në kinema.

Çmimet u jepen talenteve ndërkombëtare bazuar në punën e lidhjen e tyre të fortë me industrinë britanike, siç sqarohet në një deklaratë zyrtare për shtyp.

Jodie Foster u nderua me çmimin “Britannia Stanley Kubrick”, edhe pse aktorja e përqendruar së fundmi tek regjia, u shpreh e befasuar për krahasimin me një regjisor të tillë si Kubrick.

“Rrugëtimi im nuk do të jetë kurrë si ai i Stanley Kubrick, një prej mjeshtrave më të mëdhenj të kinemase. Shpresoj të ndjek hapat e tij në ruajtjen e origjinalitetit dhe që çdo film të ndihet si i imi, por askush tjetër nuk mund të jetë si ai”, tha Foster.

Aktori skocez Ewan McGregor u vlerësua për punën e tij humanitare në mbrojtje të emigrantëve, ndërsa Samuel L Jackson për kontributin mbarëbotëror në botën e spektaklit. Vetë aktori tha se beson që popullaritet i tij të lidhet kryesisht me filmin “Pulp Fiction”.

Regjisori Ang Lee, i cili shihet si favorit për sezonin e ri të çmimeve me filmin e tij “Billy Lynn’s Long Halftime Walk”, u nderua me çmimin “Britannia John Schlesigner” për ekselencë në regji.

Lee, fitues i 2 çmimeve Oscar dhe i 2 Globeve të Arta, u shpreh i entuziazmuar për këtë vlerësim nga Bafta, që i ka dhënë edhe 5 çmime në të kaluarën.

“Kam një vend të veçantë në zemrën time për industrinë angleze të filmit. Më ka trajtuar shumë mirë dhe i ka pritur në mënyrë të pabesueshme filmat e mi”, tha ai.

Mes fitueseve të tjerë të mbrëmjes ishin aktorja Felicity Jones, e shpallur Artistja Britanike e Vitit dhe Ricky Gervais, që u nderua me çmimin “Charlie Chaplin” për ekselencë në komedi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button