roze
Brooklyn Beckham: Prindërit e mi janë shumë të rreptë
Brooklyn Beckham ka pranuar dje se prindërit e tij, Victoria dhe David janë të “rreptë”, por djali i madh i çiftit rrëfen gjithashtu se janë shumë të mirë.
16-vjeçari rrëfen se e ëma nuk e lejon të luajë futboll në shtëpi, dhe na thotë gjithmonë se nuk duhet të luajmë brenda. Brooklyn tregon për Miss Vogue: “Ata janë të dy të rreptë, por për gjëra të ndryshme”.
David dhe Victoria në një pikë janë të rreptë të dy, “shtetrrethimi” për adoleshentin. “Prindërit e mi janë shumë të mirë, megjithatë unë kurrë nuk shkoj vonë në shtëpi”, thotë Brooklyn. Teksa Victoria ua ndalon të luajnë në shtëpi, duket se ajo dhe David janë të suksesshëm në përvetësimin e sjelljeve të mira nga fëmijët e tyre.