Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,593 ▲0.56%
DOW 46,410 ▲0.62%
NASDAQ 21,935 ▲0.8%
NAFTA 89.31 ▼3.29%
ARI 4,561 ▲3.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,951 ▲ +1.12% ETH $2,164 ▲ +1.07% XRP $1.4062 ▲ +0.05% SOL $91.8800 ▲ +1.95%
S&P 500 6,593 ▲0.56 % DOW 46,410 ▲0.62 % NASDAQ 21,935 ▲0.8 % NAFTA 89.31 ▼3.29 % ARI 4,561 ▲3.62 % S&P 500 6,593 ▲0.56 % DOW 46,410 ▲0.62 % NASDAQ 21,935 ▲0.8 % NAFTA 89.31 ▼3.29 % ARI 4,561 ▲3.62 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Bruksel, arrestohet i shumëkërkuari i sulmeve të Parisit, Salah Abdeslam

I shumëkërkuari për sulmet e nënëtorit në Paris, Salah Abdeslam është arrestuar nga policia belge në Bruksel, pas një operacioni të forcave speciale.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat belge që citojnë burime të policisë. Gjatë operacionit të forcave të rendit, të zhvilluar në lagjen me dendësi popullsie islamike Molenbek, u përdorën armë zjarri dhe granata, si dhe mbetën të plagosur 2 persona, njëri prej të cilëve Abdeslam.

Abdeslam, një shtetas francez i lindur në Bruksel, ka jetuar në Molenbek pas sulmeve të 13 nëntorit në kryeqytetin francez, ku mbetën të vrarë 130 persona.

Ai ka qenë subjekt i një fushate të gjerë kërkimi të forcave të rendit për sulmet në fjalë, të marra përsipër nga Shteti Islamik.

Më herët u raportua se gjurmë të gishtave të Abdeslam ishin gjetur në një apartament të bastisur pak ditë më parë nga policia. Por prokurorët belgë deklaruan për BBC se, nuk dihej me saktësi se kur personi kishte qenë në atë apartament, pasi koha e gjurmëve nuk mund të përcaktohej.

Në operacionet e mëhershme të policisë belge, një shtetas algjerian, Mohamed Belkaid, i lidhur po ashtu me sulmet e Parisit, mbeti i vrarë në lagjen periferike Forest.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.