Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,594 ▲0.58%
DOW 46,454 ▲0.71%
NASDAQ 21,924 ▲0.74%
NAFTA 90.84 ▼1.64%
ARI 4,511 ▲2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,944 ▲ +1.92% ETH $2,171 ▲ +2.21% XRP $1.4150 ▲ +1.55% SOL $91.8300 ▲ +3.13%
S&P 500 6,594 ▲0.58 % DOW 46,454 ▲0.71 % NASDAQ 21,924 ▲0.74 % NAFTA 90.84 ▼1.64 % ARI 4,511 ▲2.47 % S&P 500 6,594 ▲0.58 % DOW 46,454 ▲0.71 % NASDAQ 21,924 ▲0.74 % NAFTA 90.84 ▼1.64 % ARI 4,511 ▲2.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Bruksel, ndalohen 21 vetë, akuza ndaj një personi

Prokurorët belgë thanë se ndaj njërit prej personave të arrestuar gjatë bastisjeve të së dielës janë ngritur akuza lidhur me sulmet e 13 nëntorit në Paris. Personi në fjalë nuk është identifikuar.

Prokurorët thanë se policia në Bruksel arrestoi 21 të dyshuar gjatë bastisjeve por, i dyshuari kryesor për masakrën e Parisit, Salah Abdeslam, nuk është në mesin e të arrestuarve.

Duke folur të hënën në mëngjes, prokurorët thanë se të paktën një nga të dyshuarit është plagosur gjatë bastisjeve të rreth 20 vendeve në Bruksel dhe zonat përreth. Qyteti mbetet në gjendje të lartë gatishmërie ndërsa autoritetet janë vënë në ndjekje të të dyshuarve për vrasjet në Paris. Autoritetet nuk dhanë më shumë hollësi.

Salah Abdeslam, mendohet se ka kaluar në Belgjike më 14 nëntor, disa orë pasi që pjesëtarët e Shtetit Islamik vranë 130 veta dhe plagosën qindra të tjerë në sulme të bashkërenduara në Paris. Arkitekti i dyshuar i sulmeve, Abdelhamid Abaaoud, u vra të mërkurën gjatë bastisjeve të policisë në një lagje në veri të Parisit.

Metroja e Brukselit dhe shkollat mbeten të mbyllura edhe të hënën, ndërsa banorët filluan një jave tjetër pune nën hijen e kërkimeve të policisë.

Në Paris të dielën vonë, forcat e armatosura të sigurisë po patrullonin rrugët kryesisht të boshatisura, ndërsa qyteti po përpiqet të tejkalojë situatën e krijuar pas vrasjeve.

Me herët gjatë ditë, mediat belge thanë se policia ka arrestuar katër persona të shtunën në mbrëmje, të cilët mund të kishin veshur jelekë me mjete shpërthyese. Por, Geert Schoorens, nga zyra e prokurorit federal, tha më vonë se “nuk mund të pohojë e as të mohojë” raportimet e tilla. Autoritetet që folën me gazetarët të hënën në mëngjes nuk i përmendën fare raportimet e tilla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.