Bota

BRUKSEL-Stoltenberg: Nuk dëshirojmë një Luftë të re të Ftohtë

Qasja e NATO-s ndaj Rusisë, pas rastit të helmimit të ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe, mbetet solide, mbrojtëse dhe proporcionale, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

”Ne nuk dëshirojmë një Luftë të re të Ftohtë dhe as një konkurrencë të armatimeve sepse nuk ekzistojnë fitues, është e kushtueshme, e rrezikshme dhe nuk është në interesin e askujt”, theksoi ai.

“Britania e Madhe nuk e ka kërkuar zbatimin e Nenit 5, të parashikuar në Traktatet e NATO-s për aktivizimin e ndërhyrjes së aleatëve, në të njëjtën kohë Aleanca mbetet e gatshme për të ofruar mbështetje dhe për të hetuar atë që ndodhi me ish-agjentin rus në Salisbury, por më kryesorja është të reaguarit  në mënyrë proporcionale”, theksoi Stoltenberg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button