Ekonomia

BSH: Ekonomia po shënon rritje, nën potencialet e kapitalit real

Ekonomia vazhdon të karakterizohet nga kapacitete të pashfrytëzuara në tregun e punës dhe të kapitalit, çka shihet nga ekspertët, si një potencial i rëndësishëm dhe garanci reale, në rritjen e treguesve ekonomik në të ardhmen.

Sipas Bankës së Shqipërisë, pavarësisht ritmeve më të larta të rritjes gjatë vitit 2015, kërkesa agregate mbetet e pamjaftueshme për të kthyer ekonominë në potencial. Treguesit e tregut të punës sinjalizojnë për kapacitete të lira në këtë treg dhe për presione të dobëta për rritjen e pagave.

Norma e papunësisë qëndroi në nivelin 17.5% në tremujorin e tretë të vitit, duke shënuar një rritje të lehtë në krahasim me gjashtëmujorin e parë. Shkalla e punësimit u rrit, por pa arritur të absorvojë rritjen e forcës së punës.

Gjithashtu, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve e raportuar nga bizneset në vrojtimet e besimit, vijon të qëndrojë nën mesataren historike. Në këndvështrimin sektorial, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve mbetet e ulët në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve. Ndërkohë që sektorë që gjenerojnë fronte punësimi mbeten ende të pashfrytëzuar, bëri të ditur BSH-ja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button