☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,807 ▲ +0.85% ETH $2,003 ▲ +0.35% XRP $1.3373 ▲ +0.02% SOL $82.5900 ▼ -0.23%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

BSH monitoron masat për nxitjen e kreditimit

Godina qendrore e Bankes se Shqiperise
Godina qendrore e Bankes se Shqiperise

 Banka e Shqipërisë ka monitoruar në mënyrë periodike ndikimin e masave që ndërmori për nxitjen e kreditimit, nga ku rezulton se pesë nga bankat e sistemit e kanë raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit më të lartë sesa po të ishte llogaritur pa efektin e masave, me një luhatje në nivelet 0.37 – 1.38 pikë përqindje më të lartë.

Kjo tregon se, ato banka që kanë ndjekur politika më aktive në kreditim, kanë arritur realisht të përfitojnë nga paketa e masave të Bankës së Shqipërisë.

Paketa e masave parashikonte që bankave nuk do t’ju kërkohej mbulim me kapital për rritjen e kredisë për ekonominë vendase nga 4% deri në 10%, ndërkohë që vendoste më shumë detyrime për kapital për vendosjet dhe investimet jashtë vendit.

Në nivel sistemi, matjet në fund të vitit 2013 tregojnë se raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit është 0.34 pikë përqindje më i ulët sesa po të ishte llogaritur pa efektin e masave.

Dymbëdhjetë prej bankave të sistemit kanë rritur investimet tek jorezidentët, duke u ndikuar negativisht nga kjo masë në llogaritjen e mjaftueshmërisë së kapitalit. Kjo tregon që efekti i investimeve jashtë vendit ka qenë më i lartë sesa ai i kreditimit të ekonomisë, për shkak të vështirësive për të financuar ekonominë shqiptare gjatë viteve të fundit.

Një ndikim të rëndësishëm ka dhënë edhe gjendja e mirë e kapitalizimit, që i ka lejuar bankat të vazhdojnë të investojnë para jashtë, megjithë kërkesat më të larta për kapital. Pavarësisht ndikimit nga masat e përkohshme, shkalla e mjaftueshmërisë së kapitalit është rreth 18%, më e larta prej më shumë se shtatë vjetësh.

Pa llogaritur efektin e masave të Bankës Qendrore, niveli i kapitalizimit, sipas rregullave standarde, është edhe më i lartë. Në fund të vitit 2014, kur paketa e masave nxitëse të shfuqizohet, sistemi bankar do të gjendet me një nivel më të lartë kapitalizimi dhe me potenciale të mëdha të lira për të rritur kreditimin.

Gjithsesi, besohet se masat e Bankës së Shqipërisë kanë pasur një efekt frenues në investimet jashtë vendit, që potencialisht mund të kishin qenë edhe më të mëdha, për shkak të krizës në ekonominë e brendshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.