🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 93.09 ▼2.55%
ARI 4,996 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,451 ▼ -0.05% ETH $2,341 ▲ +0.86% XRP $1.5398 ▼ -0.12% SOL $95.0200 ▲ +1.04%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.09 ▼2.55 % ARI 4,996 ▼0.25 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.09 ▼2.55 % ARI 4,996 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

BSH, plan për ndërhyrje në ekonomi nëse rritja vazhdon e ndrydhur

Edhe pse gjatë dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë e ka ulur 14 herë normën bazë të interesit, duke e çuar në minimumin historik prej 1.75 për qind, kredia për ekonominë ka mbetur e ndrydhur dhe rritja ekonomike poshtë pritshmërive.

Përballë kësaj situate, guvernatori Gent Sejko tha se banka po vlerëson edhe opsione të tjera për të nxitur ekonominë.

“Ne si Bankë e Shqipërisë do të shikojmë çdo formë alternative për të stimuluar ringritjen ekonomike, për të rritur optimizmin dhe për të ndikuar pozitivisht në ekonomi. Nuk kemi përfunduar ende, jemi duke bërë analiza ndaj është herët për të thënë diçka. Në momentin që do të gjykojmë se, do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë e për të mbështetur qoftë me lehtësim sasior, të cilin e shoh pak më të komplikuar sepse nuk ka nevojë, qoftë me mekanizma dhe instrumentë të tjerë nëpërmjet sistemit financiar, për të mbështetur kreditimin e investimet, kjo do të bëhet e qartë kur ne të arrijmë në një përfundim”, tha guvernatori Gent Sejko.

Banka e Shqipërisë pret, që këtë vit rritja ekonomike të përshpejtohet në 3.4 për qind, por sipas guvernatorit, pasiguria te biznesi dhe individët mbetet e lartë. Për këtë arsye, ai kërkon thellimin e reformave, që do të lehtësonin ringritjen e ekonomisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.