Ekonomia

BSH: Të ardhurat nga turizmi rrisin kontributin në ekonominë e vendit

Turizmi, sektori elitar i ekonomisë tonë, po rrit me ritme progresive kontributin e tij në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore, vetëm gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2016, bilanci i ofruar nga sektori i turizmit, në ekonominë shqiptare ka rezultuar në terma pozitiv të rritjes.

Në raportin e bilancit të pagesave të publikuar së fundmi nga BSH-ja, rezulton se shqiptarët kanë shpenzuar për udhëtime jashtë vendit 216 milionë euro, në tremujorin e parë vitit.

Ndërsa, vizitorët e huaj që kanë hyrë në Shqipëri, kryesisht si turistë, kanë shpenzuar 283 milionë euro. Në total, bilanci është me një suficit prej 67 milionë eurosh. Në këtë kontekst, analistët e fushës shprehen optimist për të ardhmen pozitive që pritet të shënojë ky sektor në javët në vijim, duke iu referuar dhe vijimit të sezonit turistik që sapo ka nisur.

Nga tipologjia, udhëtarët ndahen për qëllime biznesi dhe për turizëm. Ndërkohë, me rritje është si numri i të huajve në hyrje, ashtu edhe i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë shtetit, përkatësisht me 27 % dhe 21%. Shpenzimet dhe ditëqëndrimi mesatar vlerësohen në rënie si për jorezidentët edhe për rezidentët për të dyja grupimet kryesore të qëllimeve, biznes dhe personale

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button