Ekonomia

BSH: Totali i aktiveve të institucioneve mikrofinanciare u rrit 3,6%

Banka e Shqipërisë bën të ditur se në fund të tremujorit të tretë 2015, totali i aktiveve të institucioneve mikrofinanciare u rrit 3,6% krahasuar me një vit më parë, duke shënuar vlerën 6.7 miliardë lekë.

Banka Qendrore raporton tregues në rritje edhe për totalin e depozitave në këto institucione. Per tremujorin e  tretë 2015, depozitat arriten në afro 3.7 miliardë lekë, ose 7% më shumë krahasuar me të vitin 2014.

Sipas BSH-se, kredia mikrofinanciare shkon kryesisht për financimin e bujqësisë, një ndër sektorët stategjikë të ekonomisë se vendit.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë në fund të shtatorit 2015, tregojnë se portofoli i kredisë së tyre ka arritur në 4.8 miliardë lekë, në rritje vjetore me 5.2%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button