Ekonomia

Bukuria e Ballkanit. Një nyje e rëndësishme tregtare në Ballkan

-Revista e njohur turke “Skylife” ka publikuar një artikull për Shqipërinë me titull “Bukuria e Ballkanit: Shqipëria”. Shkrimi mban emrin e gazetares Melek Cevahiroğlu Ömür, e cila ka vizituar vendin tonë dhe më pas ka përshkruar në publikimin e muajit Dhjetor 2014 veçoritë e Shqipërisë nw aspektin kulturor, turistik, historik dhe ekonomik.

big_balkan-guzeli-arnavutluk-1_522503fd76ec77d2a8b3ad80cb0e0bc6“Me natyrën e saj me hije të panumërta jeshile, vijën e bukur bregdetare, trashëgiminë kulturore dhe kuzhinën e shijshme, pa përmendur mundësitë ekonomike, Shqipëria është një vend i vogël me histori për t’u treguar në Adriatik”, thotë gazetarja e “Skylife”.

Publikimi nis me përshkrimin e kryeqytetit të vendit tonë, Tiranës, veçoritë kulturore dhe historike të qytetit të Shkodrës, bukuritë e plazheve të Vlorës dhe Durrësit, qytetet muzealë të Shqipërisë të përfshirë në mbrojtjen e UNESCO-s, si Berati, Gjirokastra, apo qyteti i lashtë i Butrintit, pasuritë e veçanta të qytetit të Krujës, që përfshijnë pazarin e vjetër dhe kalanë e Krujës, si dhe muzeun e Skënderbeut.

Në publikimin e revistës “Skylife” përmenden gjithashtu edhe bukuritë e alpeve shqiptare, lumenjve dhe maleve, të cilat mund të shfrytëzohen shumë mirë për turizëm dhe aktivitete sportive.

Në përfundim, revista turke “Skylife” nuk lë pa përmendur edhe avantazhet e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit përsa i përket pozicionit të saj gjeografik dhe tërheqjes së investimeve të huaja, duke e konsideruar vendin tonë si “Tokën në Zhvillim të Ballkanit”.

“Shqipëria gjendet në udhëkryqet e Evropës falë pozicionit të saj gjeografik. Me një regjim tregtar tërësisht të liberalizuar dhe të hapur ndaj investimeve, vendi është tërheqës për investitorët falë lehtësive fiskale dhe përjashtimeve që ofron në sektorët kyçë.

Përveç zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës në energji, telekomunikacion dhe transport, popullsia e re në moshë dhe shumë mirë e edukuar janë faktorët që po e kthejnë në një nyje të rëndësishme rajonale vendin, i cili u rendit i katërti në artikullin e New York Times “52 vendet që duhen vizituar gjatë 2014””, thuhet në artikullin e revistës turke “Skylife”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button