⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 87.42 ▲1.6%
ARI 4,046 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,760 ▼ -0.32% ETH $2,052 ▼ -0.89% XRP $1.0566 ▼ -1.22% SOL $84.1400 ▼ -0.21%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.42 ▲1.6 % ARI 4,046 ▲0.4 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.42 ▲1.6 % ARI 4,046 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Bularati”, Lleshi: Provokim vulgar dhe i rrezikshëm; 52 grekë shpallen “non grata”

Zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, doli përpara mediave për të njoftuar se 52 shtetas grekë janë shpallur “non grata” pas incidenteve në varrimin e Kostandinos Kacifas në Bularat.
“Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar; në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur: Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi. Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj. Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi”, tha Lleshi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.