Rajoni
Bullgari: Fondet evropiane do të sigurojnë pagat e mbi 1200 punonjësve të policisë kufitare
Komisioni Evropian do të ndihmojë Bullgarinë me mjete financiare për pajisje teknike për të ruajtur kufirin me Turqinë dhe për të siguruar pagat e mbi 1200 policëve kufitarë. Kështu deklaroi ministri i brendshëm i Bullgarize. z.Ivan Demerxhiev në PKK “Kapitan Andreevo” dhe shtoi se presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është i paprecedentë.
Sipas fjalëve të tij Komisioni Evropian është i gatshëm të financojë për sigurimin e pagave të akoma 1260 nëpunësve. Bullgaria do të ndihmohet edhe me kamera, sensorë termikë, mjete ajrore pa pilot për vëzhgim ajror, makina dhe një anije.