Bullgari: Grupi i punës rekomandoi bisedime me ShBA-në për gjuajtësit F-16
Grupi i punës për vlerësimin e ofertave për gjuajtësve të rinj me shumë qëllime për forcat ushtarako ajrore të Bullgarisë doli me propozim ndaj qeverisë të fillojë bisedime me ShBA-në për blerjen e aeroplanëve të rinj luftarak F-16.
Ndër ofertat e tjera ishin ato për gjuajtësit “Gripen” nga Suedia dhe “Jurofajtër” – përdorim të dytë nga Italia.
Raporti u paraqit në Këshillin e Ministrave nga ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe nga ministri i ekonomisë Emilla Karanikollov.
Bullgaria ka planifikuar të blejë për fuqizimin e Forcave Ajrore, 8 aeroplanëve të rinj gjuajtës F-16 me vlerë 900 milionë euro.
Theksohet, se në një bisedë telefonime me kryeministrin Bojko Borisov më 18 dhjetor sekretari i shtetit i ShBA-së Majk Pompeo siguroi, se ShBA-ja angazhohen të punojnë me qeverinë bullgare për arritjen e kontratës për gjuajtësit F-16, e cila të jetë në përputhje me buxhetin e vendit dhe të kërkesave të sistemit të operacionit, dhe në këtë kontekst janë gati të bëjnë një ofertë më të mirë. Brenda 25 viteve të fundit ShBA-ja i siguruan Bullgarisë ndihmë për 200 milion dollarë për rritjen e stafit ushtarak dhe për përputhjen e sistemit operativ me NATO-në.
F-16 është një gjuajtës reaktiv me shumë role i zhvilluar fillimisht nga General Dynamics për Forcën Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAF). I dizejnuar fillimisht si gjuajtës dite i superioritetit ajror, ai ka evoluar në një avion të suksesshëm për të gjitha motet dhe me shumë role. Mbi 4.500 aeroplanëve janë ndërtuar që nga fillimi i prodhimit në vitin 1976. Pas Luftës së Dytë Botërore, pas Mig 29 (10.000+) është aeroplani luftarak i dytë më së shumti ekzemplar të prodhuar. Edhe pse nuk blihet më nga Forcat Ajrore Amerikane, versionet e përmirësuara janë ende duke u ndërtuar për klientët e eksportit. Në vitin 1993, General Dynamics i shiti biznesin e prodhimit të vet të avionëve korporatës Lockheed, i cili në vazhdim u bë pjesë e Lockheed Martin, pas një shkrirje në vitin 1995 me Martin Marieta.
Fighting Falcon (skifteri luftarak) është një gjuajtës me risi të shumta, duke përfshirë një kabinë në formë flluske për shikueshmëri më të mirë, shkop kontrolli të montuar anash për të lehtësuar kontrollin, një ulëse të pjerrët prej 30 gradë për të zvogëluar efektin e forcave-G në pilotin, dhe përdorimin e parë të stabilitetit të relaksuar statik/sistemin e fluturimit me tel për kontrollin e fluturimit që e bën atë një avion të shkathët. F-16 ka brenda topin M61 Vulcan dhe 11 vende për të varur armë dhe pajisje të tjera të misionit. Emri zyrtar i F-16 është “Fighting Falcon”, por zakonisht nga pilotët e saj quhet “Viper”, për shkak të një ngjashmëri të perceptuar me gjarprin, si dhe Galactica Battlestar Colonial Viper Starfighter.
Përveç forcave aktive të Forcave Ajrore të SHBA-së, Komandës së Forcës Ajrore Rezervë, dhe njësive të Forcës Ajrore të Gardës Kombëtare, avioni është përdorur edhe nga ekipi amerikan i demonstrimeve ajrore U.S. Air Force Thunderbirds, si dhe si avion kundërshtar/agresor nga ana e Forcës Detare të Shteteve të Bashkuara. F-16 gjithashtu shërben në forcat ajrore të 25 shteteve të tjera. Supozohet që F-16 të jetë në shërbimin e Forcave Ajrore të SHBA-së deri në vitin 2025.