☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.17 ▲0.28%
ARI 4,604 ▲1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,817 ▼ -1.68% ETH $2,059 ▼ -0.78% XRP $1.3202 ▼ -2.37% SOL $81.1300 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.17 ▲0.28 % ARI 4,604 ▲1.01 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.17 ▲0.28 % ARI 4,604 ▲1.01 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Bullgari: Investitorët e huaj presin stabilitet politik

bulla“Aurubis Bullgaria” është njëri nga investitorët më të mëdhenj në fushën e industrisë në vend. Që nga viti 2008 deri tani koncerni gjerman ka investuar 500 mln euro në modernizimin e ndërmarrjes së nxjerrjes së bakrit në Pirdop, Bullgari Perëndimore. “Aurubis” është prodhuesi më i madh i bakrit dhe i acidit sulfurik në Evropë dhe njëkohësisht lideri botëror i riciklimit të bakrit. Për Bullgarinë kompania gjermane është investitor dhe punëdhënës shumë i rëndësishëm, sidomos kur politikanët duhet të kujdesin pak a shumë për kushte më të mira ekonomike. “Zhvillimi i situatës politike në Bullgari është një çështje të cilën kompania ndjek me vëmendje”, thotë menaxheri i ri i “Aurubis Bullgarisë”, z. Tim Kurth. “Për investitorët jo vetëm në Bullgari, por kudo në botë është e rëndësishme që të punojnë në situatë politikisht të qëndrueshme – vë në dukje z. Kurth – Duke qenë ndërmarrje e madhe industriale për ne është me rëndësi që të bashkëpunojmë me partnerë, përfshiu politikanë, të cilët janë të besueshëm. Me rëndësi është që të ndiqet një linjë e caktuar dhe të mos shkohet anash. Kjo mund të arrihet vetëm nëse situata politike në vend është stabile.”
Sipas fjalëve të menaxherit të “Aurubis Bullgarisë”, koncerni gjerman vazhdon të ketë vështirësi në zbatimin e projekteve, sepse procedurat administrative ende nuk janë të lehtësuara. “Mirë do të ishte që çmimi i energjisë elektrike të jetë e fiksuar dhe procedurat të jenë transparente”, përgjithësoi z. Kurth. Po të mendojmë Bullgaria është partner i rëndësishëm i “Aurubis”-it, i cili ka përfaqësi në Evropë dhe ShBA. Pse?
“Uzina në Pirdop është ndërmarrja e dytë për nga madhësia e nxjerrjes së bakrit pas asaj në Hamburg. Kjo do të thotë se projekti në Bullgari është tepër i rëndësishëm – sqaron z. Kurth. – Për sa u përket shpenzimeve për transport dhe logjistikë, për ne ka rëndësi strategjike që të investojmë në uzinën në Pirdop, sepse kemi qasje të lehtësuar te lëndët e para jo vetëm nga Bullgaria, por dhe nga i gjithë Ballkani, ndërsa përmes porteve të Detit të Zi kemi qasje te lëndët e para nga vendet e tjera.”
Njëra nga arsyet që kompania gjermane të vendoset në tregun bullgar gjatë 2008-ës sigurisht është tradita që kemi në nxjerrjen e bakrit në qytetet perëndimore Pirdop dhe Zllatica. Uzina e nxjerrjes së bakrit u themelua në periudhën e viteve 1955-1958 dhe që atëherë nuk ka pushuar së punuari. Personeli i mirë gjithashtu është i rëndësishëm për menaxherin e “Aurubis”-it.
“Disponojmë punonjës të përgatitur – mburret z. Kurth. – Po ashtu gjejmë partnerë shumë të mirë nga regjioni dhe mbarë Bullgaria. E kam fjalën për nënkontraktorët me të cilët bashkëpunojmë në realizimin e projekteve. Megjithatë ne jemi orientuar drejt së ardhmes dhe investojmë në trajnimin e të rinjve për nevojat e prodhimit tonë.”
Aplikimi i sistemit të dyfishtë profesional ishte prioritet për dy qeveritë e mëparshme bullgare. Ky është një sistem gjerman ku kombinohet trajnimi profesional me studimet qoftë të arsimit të mesëm, qoftë të arsimit të lartë. Aplikimi i sistemit gjerman është ide e Dhomës Bullgaro-Gjermane Industriale, e cila prej kohësh alarmonte se nuk ka profesionalistë në fushat e ndryshme. Sistemi i dyfishtë kërkon pjesëmarrjen si të gjimnazeve profesionale, ashtu dhe të ndërmarrjeve ku trajnuesit fitojnë njohuri në profesionet e dhëna. Projekti ende nuk është realizuar, por kompanitë e mëdha janë gati për të financuar sistemin e dyfishtë profesional. Vitin e ardhshëm shkollor “Aurubis Bullgaria” do të zhvillojë trajnimet e para.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.