Rajoni
Bullgari: Kryeprokurori kërkoi imunitetin e gjashtë deputetëve
Kryeprokurori Sotir Cacarov i dërgoi Kuvendit Popullor kërkesa për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve, me qëllim fillimin e procedurave paragjyqësore kundër tyre.
Këta janë Elena Jonçeva dhe Georgi Mihajllov nga Partia Socialiste Bullgare, Boris Kërçev nga GERB, Veselin Mareshki, Pllamen Hristov dhe Krëstina Taskova nga “Volja”.
Kundër Jonçevës ka akuza për larje të parave të pista, ndërsa kundër Mihajllovit – për mungesë kujdesesh dhe lidhje marrëveshjesh jo të leverdishme.
Kërçev është akuzuar për fshehje tatimesh, ndërsa Mareshki, Taskova dhe Hristov janë akuzuar se i kanë detyruar pronarët e farmacive të blejnë ilaçe vetëm nga firma të veçanta, me kushte të paleverdishme