Kronika
Tiranë, hidhet nga kati i katërt 20-vjeçarja
Një 20-vjeçare është vetëhedhur nga pallati ku banonte mëngjesin e kësaj të premte, duke humbur jetën.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.05 në rrugën “Zef Jubani”. T. M, ka rënë nga gati i katërt i pallatit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Dyshohet se 20-vjeçarja është vetëhedhur, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.