☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,522 ▲ +1.27% ETH $2,051 ▲ +2.45% XRP $1.3537 ▲ +1.7% SOL $83.6400 ▲ +1.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Burg për 5 nga grupi i kokainës. Avokati i Ermal Hoxhës: Ishte taksist i kolumbianëve

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar sot seanca gjyqësore për 5 nga 9 të akuzuarit për laboratorin e kokainë të zbuluar disa ditë më parë në Xibrakë, në afërsi të Elbasanit.

hoxhaGjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 5 të arrestuarit: Ilir Hyseni, Kastriot Ymeri, Ermal Hoxha si dhe dy shtetasit kolumbianë, Cesar avila dhe Valther Moreno.

Në përfundim të seancës, avokati i Ermal Hoxhës, i cili kërkoi masë më të lehtë ndaj klientit të tij, tha se nuk ka asnjë provë që të përligjë arrestimin apo akuzat ndaj tij. Avokati i Hoxhës pranoi se ky i fundit njihej me dy shtetasit kolumbianë, por sipas tij, kjo pasi i kishte shoqëruar disa herë si taksist.

“Nuk janë të vërteta ato që janë thënë ditët e fundit në media. Ermal Hoxha është i papunë, pa shtëpi dhe jeton me qira. Nuk janë të vërteta ato që thuhen lidhur me të se shëtiste me ‘Ferrari’ nëpër rrugët e Tiranës. Ai nuk ka fare makinë. Për dy kolumbianët përdorte makinën e të vëllait”, tha avokati i Hoxhës për mediat.

Ditën e nesërme pritet të jepet masa e sigurisë edhe për 4 të arrestuarit e tjerë të grupit të kokainës: Gentjan Gjonaj, Arjan dhe Kelmend Dalipi dhe Sajmir Batku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.