☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,522 ▲ +1.27% ETH $2,051 ▲ +2.45% XRP $1.3537 ▲ +1.7% SOL $83.6400 ▲ +1.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Burgje private në Shqipëri, Naço dhe Braho në Londër për të marrë eksperiencë

Qeveria shqiptare ka në plan të ngrejë burgje private për të dënuarit deri në 5 vjet dhe për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço dhe kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, z. Spartak Braho, janë duke kërkuar eksperiencën e Britanisë së Madhe.

burgjeGjatë një vizite në Londër, Naço dhe Braho kanë hyrë në bisedime me Ministrin e Burgjeve, z.Andrews Selous për organizimin dhe funksionimin e burgjeve private, elementët e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe shërbimin e proves.

Burimet zyrtare thanë se gjatë takimit me Ministrin e Burgjeve, Shërbimit të Provës dhe Rehabilitimit në Mbretërinë e Bashkuar, z. Andrew Selous, biseda u fokusua në reformat e ndërmarra në drejtim të përmirësimit të sistemit të burgjeve në vendin tonë, përmes përvojës dhe modelit të sistemit penitenciar të Mbretërisë së Bashkuar.

Vijimësia e asistencës përmes këshilltarëve dhe ekspertëve më të mirë të fushës, madje edhe përmes atashimit te tyre pranë institucioneve shqiptare të ekzekutimit të vendimeve penale është vlerësuar me mjaft rëndësi gjatë takimit dhe pritet të jetë një ndër bashkëpunimet që do të vijojë edhe në të ardhmen.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u nënvizua idea se Shqipëria përpos sistemit penitenciar aktual duhet të fokusohet drejt mundësisë së hapjes së burgjeve private (për dënimet deri në 5 vjet) si dhe implementimin e burgjeve me regjim të hapur ose burgjeve ditore, si një fazë e ndërmjetme nga izolimi i personave të dënuar, drejt lirisë, duke i ndihmuar të përshtaten në komunitet e njëkohësisht duke lehtësuar rehabilitimin e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.