Politika

Bushati-Brende: Shqipëria dhe Norvegjia, bashkëpunimin në fushën e energjisë hidrike

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi dje një vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë, ku u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme, Borge Brende.

Sipas njoftimit për shtyp të MPJ-së, gjatë takimit, Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen që Norvegjia ka dhënë ndër vite, përmes financimit të projekteve zhvillimore në vendin tonë si dhe e prezantoi kolegun e tij me reformat strukturore të ndërmarra nga qeveria shqiptare, me qëllim forcimin e shtetit ekonomik ligjor për të mundësuar rritjen e investimeve, përfshirë ato norvegjeze.

Të dy ministrat shprehën bindjen se partneriteti i krijuar midis dy vendeve do të thellohet më tej, veçanërisht në fushën e energjisë hidrike, ku janë planifikuar tashmë investime konkrete dhe afatgjata.

Nga ana e tij, Ministri Brende vlerësoi rolin aktiv të Shqipërisë në rajon dhe inkurajoi vijimin e përpjekjeve në funksion të forcimit të paqes, ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike si elementë përbërës të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.foto 3.

Gjatë vizitës në Norvegji, Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu një takim pune me ekipin drejtues të kompanisë Statkraft, tashmë e pranishme në Shqipëri që prej vitit 2007. Përfaqësuesit e kompanisë Statkraft vlerësuan mbështetjen e qeverisë shqiptare për zhvillimin e investimeve në vendin tonë dhe shprehën optimizmin për shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese dhe pozicionimin e Shqipërisë si një vend me rol specifik rajonal në sektorin e energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button