🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,391 ▼0.24%
DOW 49,488 ▼0.08%
NASDAQ 26,095 ▼0.5%
NAFTA 102.15 ▲1.12%
ARI 4,547 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,177 ▼ -2.44% ETH $2,098 ▼ -4.06% XRP $1.3732 ▼ -2.89% SOL $83.6700 ▼ -3.12%
S&P 500 7,391 ▼0.24 % DOW 49,488 ▼0.08 % NASDAQ 26,095 ▼0.5 % NAFTA 102.15 ▲1.12 % ARI 4,547 ▼0.33 % S&P 500 7,391 ▼0.24 % DOW 49,488 ▼0.08 % NASDAQ 26,095 ▼0.5 % NAFTA 102.15 ▲1.12 % ARI 4,547 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE! Ky ishte një sulm direkt ndaj qytetarëve shqiptarë

Lideri i opozitës ka reaguar pas vendimit të rilindjes për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut që kërkohet nga SPAK pasi ajo është nën hetim nga ky institucion. “Rama mbylli dyert e integrimit në BE!”. Ky ishte një sulm direkt ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha kreu demokrat.

Lideri i opozitës ka reaguar pas vendimit të rilindjes për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut që kërkohet nga SPAK pasi ajo është nën hetim nga ky institucion.

“Rama mbylli dyert e integrimit në BE!”. Ky ishte një sulm direkt ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha kreu demokrat.

Pjesë nga fjala e Berishës

Berisha: Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike të Edi Ramës për Lubi Ballukun, në fakt elegjinë e tij për veten e tij dhe për Lubinë.

Sot, Edi Rama hoqi çdo lloj maske dhe doli publikisht në mbrojtje totale duke vënë në peng Kushtetutën e vendit, ligjet e vendit, ndarjet e pushtetit dhe procesin e integrimit evropian.

Edi Rama iu tha shqiptarëve sot se Belinda Balluku është e paprekshme.

Se Skapi është një zero me bisht.

Se drejtësia nuk ekziston.

Dhe se ai nuk ka ndërmend të përfillë asgjë nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

Ai mori në mbrojtje totale veten e tij sepse de facto Lubia nuk ka qenë asgjë tejtër veçse noterja apo regjistruesja e të gjitha vjedhjeve 25-vjeçare të këtij kryehajduti.

Edi Rama sot sfidoi çdo shqiptar, sfidoi qytetarët shqiptarë.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, nuk është një sulm kryesisht nga Spakut, ndaj drejtësisë kjo që po bën sepse në këtë drejtim, drejtësia po përfaqëson ju, po përfaqëson ligjin dhe interesat tuaja.

Por ky është një sulm direkt ndaj jush, ndaj dinjitetit tuaj, ndaj lirive tuaja.

Ky është një sulm me të cilin Edi Rama u thotë ju se ai qëndron mbi ligjin dhe se ai si një narkodiktator i vërtetë vendos në këtë vend për gjithçka dhe për çdo gjë.

Ai, sot dëshmoi më shumë se kurrë se është i gatshëm t’i përdorë mandatet e tij të krimit si bajoneta kundër qytetarëve shqiptarë dhe interesave të tyre në tërësi.

Dhe në veçanti për mbylljen e dyerve të integrimit të Shqipërisë në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.