🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.22 ▼0.5%
ARI 5,023 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,527 ▲ +2.04% ETH $2,170 ▲ +3.78% XRP $1.4452 ▲ +2.93% SOL $92.0700 ▲ +4.72%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.22 ▼0.5 % ARI 5,023 ▼0.77 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.22 ▼0.5 % ARI 5,023 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Bushati: Hapja e negociatave në qershor, opozita të mos bëhet barrikadë

Mesazhi që vjen nga BE është se Shqipëria është një shembull sa i përket reformave të ndërmarra dhe bihet dakord që nëse do të vazhdohet me këtë ritëm Shqipërisë do t’i propozohet hapja e negociatave për anëtarësim.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në analizën e tij për 100 ditët e para të qeverisjes në Asamblenë Kombëtare të PS u shpreh se, “në funksion të sigurimit të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, brenda këtyre 100 ditëve Kuvendi së bashku me qeverinë kaluan një proces të vështirë të konstituimit të institucioneve të Vettingut dhe alokuam buxhetin e posaçëm për këto insitucione”.

“Kuvendi i dha mbështetje të plotë ligjit për pakicat kombëtare. Një ligj shumë progresist që do të vendosë Shqipërinë në listën e vendeve që kanë respekt të lartë sa i përket mbrojtjes dhe promovimit të pakicave”, tha Bushati.

Së treti, theksoi ministri Bushati, “Kuvendi ka nisur punën që për reformën zgjedhore me nisjen e punës së Komisionit për reformën Zgjedhore dhe hapjen e një dialogu të gjerë me opozitën. Komisioni pritet të mbështesë punën e tij në rekomandimet e OSBE –ODIHR si dhe për të mundësuar bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë atdheut të votojnë”.

Sa i përket axhendës politike dhe diplomatike të Shqipërisë, Bushati tha se, kjo axhendë ka qenë e ngarkuar dhe në muajt në vijim do të jetë edhe më e ngarkuar. Mesazhi që vjen nga BE, në takimet e zhvilluara, si ato të kryeministrit Rama në Bruksel dhe të ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë, është se Shqipëria është një shembull s ai përket reformave të ndërmarra”.

“Bihet darkord që nëse do të vazhdohet me këtë ritëm Shqipërisë do t’i propozohet hapja e negociatave për anëtarësim”, tha Bushati, duke shtuar se, “presim që në prill KE të vijë me propozimin e pakushtëzuar për hapjen e negociatave për anëtarësim”.

Bushati bëri thirrje për një bashkëpunim të të gjithë aktorëve sa i përket procesit të integrimit të vendit.
“Kur vjen fjala për negociatat për anëtarësim në BE këto nuk i hap as Edi Rama as PS, por i hap Shqipëria dhe prandaj i bëj thirrje opozitës për bashkëpunim dhe të mos bëhet barrikadë për këtë proces. Pasi këtu bëhet fjalë për fatin e Shqipërisë”, tha ministri Bushati.

Bushati foli edhe për dialogun që ka hapur Shqipëria me greqinë.

“Kemi hapur dialog me Greqinë për tema mjaft delikate që nuk hapeshin prej 70 vitesh. Ky është një proces i vështirë, por ne jemi të vendosur që ta trajtojmë këtë marrëdhënie në mënyrë strategjike dhe në mbështetje të së drejtës ndërkombëtare dhe në frymën evropiane”, tha Bushati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.