Politika

Bushati në Athinë: Varret? Të heqim ligjin e luftës

Vizita dy ditore e kreut të diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati në Greqi, nisi me takimin në Presidencë, ku u prit nga Presidenti i Greqise Prokopis Pavllopullos.

Tre pika, sipas presidentit grek, janë të rëndësishme në këto momente për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Së pari, Presidenti Pavllopullos kërkoi ndihmën e Shqipërisë në çështjen e menaxhimit të fluksit të emigracionit, duke artikuluar për herë të parë shpërndarjen e tyre në rajon dhe duke lëshuar kritika të forta mbi disa vende të rajonit lidhur me fobinë e tyre për këtë çështje.

Edhe në këtë takim, si gjatë gjithë takimeve të zhvilluara ndër vite, pala greke kërkoi plotësimin e kritereve të standarteve të jetesës së minoritetit grek në Shqipëri.

Pika e fundit ishte ajo e varrezave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftes së dytë Botërore, ku Presidenti grek kërkoi rifillimi nga puna sa më shpejtë të komisionit dypalësh për këtë çështje.

Por për ministrin Bushatin, çështja e ushtarëve grek është e lidhur pandashmërisht me kapitullin e luftës së dytë botërore.

“Ju me të drejtë iu referuat të rënëve në Luftën e dytë Botërore dhe jam shpresë plot që me homologun Kotsias do të avancojmë në abrogimin e ligjit të luftës midis dy vendeve për të na dhënë mundësinë të mbyllim kështu, çështjet kapitullit historik të Luftës së Dytë Botërore”, ka deklaruar ministri Ditmir Bushati, duke shtuar se Shqipëria dëshiron të bëjë hapa përpara në disa çështje të karakterit historik,që në disa dekada nuk janë adresuar.

Lidhur me krizën e refugjatëve, ministri i Jashtëm theksoi se ksenofobia dhe vetmia janë vlera të huaja për shqiptarët dhe se për këtë krizë duhet një bashkëpunim më i gjerë dhe jo një zgjidhje e njëanshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button