☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.37 ▲1.16%
ARI 4,524 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,918 ▲ +0.42% ETH $2,155 ▼ -0.11% XRP $1.4059 ▼ -0.56% SOL $91.2700 ▲ +0.22%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.37 ▲1.16 % ARI 4,524 ▼0.62 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.37 ▲1.16 % ARI 4,524 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Bushati në Kinë memorandum për lehtësimin e vizave

Thellimi i bashkëpunimit dy palësh në kuadër të Nismës 16+1 Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore” ishte objekti i takimit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me homologun kinez Wang Yi.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Republikën Popullore të Kinës, Kryediplomati shqiptar kërkoi nga pala kineze mbështetje për projektet konkrete në energji, infrastrukturë, bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim. Gjithashtu sensibilizimin e investitorëve kinezë për klimën e mirë të biznesit në Shqipëri.

“Dëshiroj të ri konfirmoj angazhimin tonë në forcimin e miqësisë tradicionale dhe besimit reciprok midis vendeve tona” – u shpreh Ministri Wang Yi gjatë bisedës me Ministrin Bushati. Ai nënvizoi ndihmën e Shqipërisë për rikthimin e RPK-së në OKB dhe Këshillin e Sigurimit dhe vlerësoi politikën e Shqipërisë në njohjen e një Kine. “Shqipëria është pjesë e rëndësishme e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe anëtare e Nismës së bashkëpunimit 16+1. Në këtë kontekst, falë përpjekjeve të saj dhe vendeve të tjera të EQL-së dhe Kinës, është rritur bashkëpunimi dhe mirëbesimi mes vendeve tona, por edhe ndërmjet vendeve të EQL-së, të cilat janë bërë shembull i bashkëpunimit rajonal, duke bërë të mundur kalimin në një fazë më të maturuar të bashkëpunimit” – vuri në dukje Ministri Ëang.

Ai konfirmoi mbështetjen e Qeverisë kineze për projekte me interes reciprok në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe vullnetin për të marrë pjesë në më shumë projekte në fushat e energjisë, infrastrukturës dhe industrisë.

Nga ana e tij, Ministri Bushati konfirmoi vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe bashkëpunimit me Kinën.

Për vitin 2016, Kina renditet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë.

Duke siguruar palën kineze, se Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme, Ministri Bushati shprehu vullnetin e palës shqiptare për forcimin e mëtejshëm të dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet: mes dy qeverive, parlamentar, akademik, kulturor dhe në të gjitha fushat me interes reciprok.

Në kuadër të Nismës 16+1, Ministri Bushati ri konfirmoi vullnetin e palës shqiptare për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, portit dhe aeroportit nën parimin e përfitimit të ndërsjellë. Ai shprehu gatishmërinë për të diskutuar në mënyrë aktive me palën kineze mbi bashkëpunimin për ndërtimin e rrjeteve të transportit rajonal, duke eksploruar mundësitë e bashkëpunimit Shqipëri + Kinë + vendet EQL në këtë fushë si edhe zgjerimin e nismës edhe me anëtarë të tjerë të rajonit.

Memorandum për vizat dhe godinat e ambasdave-
Në përfundim të takimit, palët nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit midis dy MPJ-ve për lehtësimin e ndërsjellë të procedurës së vizave dhe Marrëveshjen për godinat e ambasadave në prani të mediave.

Ministri Bushati u takua dhe me Kryetarin e Departamentit për Çështjet Ndërkombëtare të PKK-së, z.Song Tao, si dhe ishte i ftuar special dhe mbajti një fjalë në Institutin për Studime Evropiane pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës me temë “Kina dhe vendet e Evropës Jug-lindore: nga konkurrenca në bashkëpunim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.