Buxheti i Tiranës votohet unanimisht
U votua në mënyrë unanime buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2015, në vlerën e 8.5 miliardë lekëve, rreth 1.5 % më shumë se buxheti i vitit të kaluar.
Por mazhoranca me pare se ta votonte i vuri kusht bashkise qe te merret persiper edhe shlyerjen e borxhit prej 2.6 milionë dollaresh ndaj OSHEE-së.
“Ne, diskutimin e fillojmë në këtë pikë, duhet të paguhet menjëherë, me të filluar viti buxhetor 2015, kjo pagesë që bashkia e Tiranës i ka OSHEE-së, domëthënë principalin 1.3 milionë dollarë”, tha Gent Gazheli, kryetar i grupit të këshilltarëve socialistë.
“Kemi mbërritur në një marrëveshje me drejtuesit e OSHEE-së, të cilët kanë rënë plotësisht dakort me këtë, që shlyerja do të bëhet në 4 këste dhe është absolutisht brenda vitit 2015”, tha nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo.
“Eshtë shumë e rëndësishme që të kuptohet që maxhoranca në këtë këshill propozoi shlyerjen e detyrimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është shumë e rëndësishme që të kuptohet që autoriteti i Bashkisë së Tiranës, në këtë rast, nënkryetari i Bashkisë Bozdo e pranoi këtë që u propozua nga mazhoranca. Eshtë rënë dakord që pas vendosjes në buxhetin 2015, brenda 4 kësteve, kjo shifër të shlyhet”, tha Aldrin Dalipi, kryetar i Këshillit Bashkiak.
Diskutimi i projektbuxhetit, i cili zgjati afro 3 ore, nuk kaloi pa kritika nga keshilltarët e majtë pas prezantimit që u bë nga nënkryetari i Bashkise, Enno Bozdo.
Gjate prezantimit te projketbuxhetit per vitin 2015 nenkryetari i Bashkise tha se per 2015 nuk eshte parashikuar ndertimi i asnje objekti te ri pasi do te permbyllen ata qe ishin parashikuar ne buxhetin e vitit 2014, i cili u miratua vetem tre muaj me pare.