Bylisi dhe Dinamo City ndahen në barazim, dy kartonë të kuq në Ballsh
Ka përfunduar në rezultatin 1-1 sfida mes Bylisit dhe Dinamo City, e luajtur në Ballsh dhe e vlefshme për javën e 31-të të Superligës shqiptare të futbollit.
Ndeshja, e cila ishte e parafundit për këtë javë, dhuroi mjaft emocione. Vendasit arritën të kalonin të parët në avantazh. Në minutën e 9’, për Bylisin shënoi Aboubacar Camara. Goli i barazimit për Dinamo City erdhi në minutën e 82-të me autor André Teixeira.
Takimi u karakterizua edhe nga dy kartonë të kuq: fillimisht u ndëshkua me karton të kuq direkt lojtari i Bylisit, Perndreca, ndërsa më pas, për shkak të kartonit të dytë të verdhë, u largua nga fusha edhe dinamoviti Goudiaby.
Me këtë barazim, Dinamo i jep një mundësi të artë Partizanit për të marrë vendin e katërt në klasifikim, nëse fiton ndaj Elbasanit në ndeshjen e mbrëmjes në qytetin e ballokumeve.
Nga ana tjetër, Bylisi mbetet i përfshirë në garën për mbijetesë. Pas Flamurtarit që ndodhet në vendin e fundit me 26 pikë, Tirana, Bylisi dhe Vora ndahen në kuotën e 31 pikëve.
Nga Superliga zbresin dy skuadrat e fundit, ndërsa e treta nga fundi luan ndeshje play-out me skuadrën që renditet e treta në Kategorinë e Parë.
Rezultatet java 31′




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.