Politika

Cakaj në Mal të Zi: Projektet dypalëshe, përshpejtim perspektivës europiane

Gjatë vizitës së tij në Malin e Zi Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Kryenegociatorin e Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Aleksandar Drljevic.

Kryediplomati shqiptar diskutoi mbi projektet dypalëshe apo rajonale në kuadër të integrimit, si mënyra më e mirë për të përshpejtuar perspektivën e përbashkët evropiane.

Ministri në Detyrë Cakaj theksoi si domosdoshmëri shkëmbimin e eksperiencave, bashkëpunimin në nivel ekspertësh të grupeve ndër-sektoriale, lobimin e përbashkët dhe realizimin e projekteve të cilat i paraprijnë proceseve integruese.

Gjatë vizitës së tij në Malin e Zi Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi gjithashtu një takim me Zv.Kryetarin e Parlamentit, Genc Nimanbegu.

Në kuadër të një diplomacie parlamentare pro-aktive, në takim u theksua roli dhe kontributi i Grupeve Parlamentare respektive të Miqësisë, si një vlerë e shtuar në marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit ndanë të njëjtat vlerësime për diplomacinë parlamentare e cila merr një rol të rëndësishëm në kuadër të proceseve integruese rajonale, por edhe atë në kuadër të NATO-s dhe integrimit në BE. Ata theksuan se, roli i tyre mbetet i rëndësishëm në kuadër të strategjive rajonale të zhvillimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button