Ekonomia

Cañete: TAP, një nga projektet infrastrukturore energjetike më të rëndësishme

Komisioneri i BE-së për Energjinë dhe Klimën, Miguel Arias Cañete flet për projektin TAP

ARCaete_01
Komisioneri i BE-së për Energjinë dhe Klimën, Miguel Arias Cañete

Komisioneri i BE-së për Energjinë dhe Klimën, Miguel Arias Cañete vlerësoi projektin e gazsjellësit TAP si një nga projektet infrastrukturore energjetike më të rëndësishme.

Në fjalën e tij, gjatë aktivitetit që u zhvillua në Madrid, me temë ‘Lidhjet energjetike në Evropë. Roli i Spanjës”, komisioneri Miguel Arias Cañete theksoi se, “TAP-i është një nga projektet infrastrukturore energjetike më të rëndësishme që kemi mbi tryezë. Ai do të mundësojë hyrjen e gazit natyral të Detit Kaspik në tregjet energjetike të Evropës, ku gazi luan një rol të rëndësishëm në diversifikimin e furnizuesve tanë, ndërsa i bën produktet tona më konkurruese dhe të sigurta”.

Siç e dini të gjithë, shtoi Komisioneri, “vetëm kapaciteti fillestar i TAP-it, 10 miliardë metër kub gaz në vit –është i barabartë me konsumin e energjisë së rreth 7 milionë familjeve në të gjithë Evropën!”

“Ai do të ketë një ndikim me të vëtetë të madh dhe do të doja t’i falënderoja të gjithë për përpjekjet e tyre për ta çuar përpara këtë projekt”, tha në Madrid komisioneri Miguel Arias Cañete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button