Ekonomia

Cani: Kaluam gjëndjen e rëndë të piramidës së dytë financiare

 Ministri-i-Financave-Shkelqim-Cani-në-analizën-300-ditore-të-punës-së-qeverisë-Foto-Agim-Dobi-525x350Në 300 ditët e para të kësaj qeverisje, ja dolëm të arkëtojmë nga tatimet dhe doganat çdo ditë rreth 1 milionë dollarë më shumë se sa qeverisja Berisha, tha ministri i Financave Shkëlqim Cani.

Duke folur në analizën e punës për 300 ditët e para të qeverisjes, Cani tha se financat publike kanë bërë përmbysjen e madhe në 300 ditë. “Arritëm të kalojmë prapambetjen, gjëndjen e rëndë të piramidës së dytë financiare të parave të shqiptarëve”, deklaroi kreu i financave publike.
Me mburrje sot mund të themi, vijoi Cani, se jemi drejt konsolidimit të financave publike. Ne, tha ai, ja dolëm të ulemi si partner të besueshëm me institucionet ndërkombëtare për të negociuar me FMN, BB e BE e për t’i siguruar buxhetit shqiptar për tre vite mbi 1 miliard dollarë.

Në analizën 300 ditore të punës së qeverisë Foto Florian Abazaj (5)

“Ja dolëm të sigurojmë 270 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose 13 % më shumë. Çdo ditë nga tatimet dhe doganat u arkëtuan në buxhet afër 1 milionë dollarë më shumë të ardhura se në qeverinë Berisha”, daklaroi ministri Cani.
Duke u ndalur në politikat e qeverisë, ministri tha se bëmë realitet taksimin e ndershëm, duke bërë që 97 % e shqiptarëve të merrnin më shumë nga c’merrnin. Po ashtu, tha ai, kemi shlyer rreth 3 mijë fatura me vlerë rreth 300 milionë dollarë, që nuk ishin vetëm borxhe ndaj biznesit, por edhe ndaj qytetarit.

Ministri Gjiknuri në analizën 300 ditore të punës së qeverisë Foto Agim Dobi

Ndërkohë, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri në fjalën e tij vuri theksin në sektorin energjitik, i cili tha ai, u la në një gjendje të mjeruar, drejt falimentit dhe në një konflikt ndërkombëtar. “Arritëm një marrëveshje me kompaninë çeke CEZ, duke bërë të mundur hapjen e dritës jeshile mbi 200 milionë dollarëve investime në këtë sektor.

Po ashtu, minsitri Gjiknuri bërë të ditur se përmes Task-forcës së ngritur per energjine, arritëm të rrisim me 30 % arketimet dhe të ulim me 6 % humbjet.
Sipas Gjiknurit, në 300 ditë të qeverisjes siguruam vazhdimin e projektit strategjik të linjës së interkonjeksionit me Kosovën si dhe realizuam projektin e Linjës së Jugut.
“I dhamë fund tregut të zi të licensave duke anulluar 200 leje minera abuzive”, deklaroi ministri. Gjiknuri informoi se, si rezultat i politikave shtrënguese dhe kontrolluese arritëm të sigurojmë 45 milionë dollarë të ardhura nga Albpetroli.
Për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj në 300 ditët e para të kësaj qeverisje përmes vendimeve e sfidave të vështira, i hapëm rrugën një modeli të ri ekonomik.
“Gjetëm një ekonomi dhe gjithë sektorët të paralizuar për shkak të borxheve ndaj sipërmarrjes që llogariten 720 milionë dollarë. Ekonomia ishte në tendencë rënie dhe shënonte rënien më të ulët që nga viti ’97. Arritëm frenimin e rënies ekonomike”, deklaroi Ahmetaj.
Sipas tij, muaji janar ishte muaji i fundit i rënies ekonomike, ndërsa shkurti, i pari i rritjes ekonomike të qëndrueshme afatgjatë e siguruar nga puna e kësaj qeverie
Sinjalet që marrim nga Banka e Shqipërisë dhe nga INSTAT, flasin për rritje të besimit të investitorëve dhe konsumatorëve tek ekonomika shqiptare
“Eshte rritur tregtia me pakicë me 6 % , ndërsa treguesit e tregtisë së jashtme flasin për rritje në cilësi dhe volum. Eksportet u rritën me mbi 10 %, ndërsa vetëm eksportet e manifakturës u rritën mbi 30 %”, tha Ahmetaj.
Duke folur për paketën fason, Ministri Ahmetaj tha se synimi ynë ishte që në fund të vitit 2014 ekportet të arrinin në 590 milion euro, ndërsa në fund të 3 viteve 900 milion euro dhe të arrihej hapja e 60 mijë vendeve pune.
Ministri Ahmetaj po ashtu informoi se shumë shpejt prezantohet edhe ligji i ri për investimet e huaja që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e destinacionit të parë për investime të huaja.

Ministri Haxhinasto në analizën 300 ditore të punës së qeverisë Foto Agim DobiMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, vlerësoi në analizën e punës së 300 ditëve se është arritur ulja me 15 % e aksidenteve rrugore me pasojë humbjen e jetës.
Sipas tij, qeveria ka dyfishuar fondet për sigurinë dhe sinjalistikën rrugore, ndërsa ka punuar fort për ndërgjegjësimin e qytetarëve. Ministri Haxhinasto bëri të ditur se krahas shlyerjes s detyrimeve të prapambetura për kompanitë që kanë kryer punë publike, MTI ka rritur edhe kërkesën për standarde e cilësi në investimet publike.
Po ashtu, ai informoi se MTI po ndjek politikën e liberalizimit të tregjeve ,duke lejuar futjen e disa operatorëve në treg, çka do të sjellë edhe cilësi më të mirë e kosto më të ulët për qytetarin. Ai tha se përmes disa investimeve po bëjmë të mundur edhe ringjalljen e hekurudhës shqiptare.
“Po punojmë ngushtë me fqinjët për lidhje më të mira transporti. Kemi realizuar marrëveshjen me Kosovën për mirëmbajtjen e përbashkët të rrugës së Kombit, ndërsa kemi dret përfundimit rrugën e Arbrit”, informoi Haxhinasto.

Ministri Panariti në analizën 300 ditore të punës së qeverisë Foto Agim Dobi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Edmond Panariti gjatë prezantimit të punës së bërë nga ky dikaster në këto 300 ditë të para të qeverisjes, u shpreh se “rritja e qëndrueshme dhe sipas standarteve të prodhimit bujqësor vendas ka qënë dhe mbetet sfidë e politikave mbështetëse te qeverisë për zhvillimin rural shqiptar”.

Në këtë konteks vijoi kreu i bujqësisë, ne i siguruam të gjithë fermerëve që kultivojnë prodhimet e tyre në sera me ngrohje naftën 40% më lirë. Një nismë kjo që synon të rritë prodhimin bujqësor duke inkurajuar prodhuesit e serave me ngrohje të zgjerojnë aktivitetin. “Duke mbajtur kështu një premtim për mbështetje me naftë pa akcizë të prodhimit bujqësor, -deklaroi ministri Panariti, ndërsa shtoi se edhe për sektorë të tjerë të bujqësisë do vazhdojmë të propozojmë masa të ngjashme për të nxitur prodhimin dhe për të ulur kostot. Çertifikimi i vulës shqiptare të cilësisë është një arritje tjetër vlerësoi ministri i Bujqësisë Panariti, duke theksuar se kjo nisëm realizoi njohjen zyrtare autoktone të prodhimeve shqiptare.

“Mbështetja kryesore e bujqësiës në këto 300 ditë është rritja në masën 60 % e investimeve. Kontratat me fituesit janë në përmbyllje e sipër. Rritja e prodhimit vendas kërkon njohjen zyrtare të prejardhjes dhe cilësisë së pashoq të prodhimeve shqiptare. Ne certifikuam dhe shpërndamë vulën shqiptare të cilësisë dhe do të vazhdojmë deri në fund me prodhues të tjerë”, tha Panaritit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button