Ekonomia

Cani: Kredia e siguruar nga Deutsche Telekom me interes vetëm 2.6 %

Ekonomia shqiptare është përmirësuar, por nuk ka folur asnje për parajsë, tha ministri i Financave, Shkëqim Cani. Kreu i Financave publike theksoi se kjo konfirmohet edhe nga kredia e marrë së fundmi nga kompania gjermane ‘Deutsche Telekom’ prej 250 milionë euro, e cila ka një interes prej vetëm 2.6 %.

cani“Askush, nëse nuk je i besueshëm, nuk të jep kredi me normë nteresi kaq të ulët. Ne e siguruam kredinë me normë interesi kaq të ulët sepse jemi të besueshëm”, deklaroi ministri Cani në seancën plenare të Kuvendit, teksa po diskutohen prej disa orësh 2 projektligje të propozuara nga opozita për uljen e tvsh për furnizmin me energji elektrike dhe heqjen e taksës së qarkullimit.

Duke folur për kredinë e marrë në tregun ndërkombëtar, ministri Cani tha se nuk kemi shtuar borxhin, por borxhin e llogaritur për ta marrë në tregun e brendshem e morëm në tregun e jashtëm. Kjo do të lehtësojë biznesin duke i krijuar atij hapësirën e nevojshme për kreditim.

Ministri Cani i konsideroi të dy projektligjet si elektorale. Ndërsa lidhur me akuzat e opozitës për rritjen e çmimit të energjisë, ai  tha se qeveria ka kompensuar shtresat në nevojë siç u premtuan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button