Cani: Të ardhurat shtesë në buxhet nga tatimet e doganat 14.4 % më të larta
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi të mërkurën se të ardhurat shtesë në buxhet nga tatiemt dhe doganat edhe si rezultat i luftës ndaj korrupsionit për periudhën 11 mujore të vitit 2014 janë 14.4 % ose 29.7 mililard lekë më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2013.
Në forumin kombëtar kundër korrupsionit, ministri Cani në fjalën e tij, parashtroi masat e marra nga 2 instituconet kryesore nga 16 gjithsej në varësi të dikasterit që ai drejton që mision kanë luftën ndaj korrupsionit.
Duke e konsideruar ‘fenomeni i egër’, korrupsionin, kreu i financave publike tha se masat për të luftuar këtë fenomen janë shtuar ndjeshëm, ndonëse pranoi se ka ende për të bërë.
Sipas tij, është punuar në drejtim të parandalimit dhe ndëshkimit të këtij fenomeni.
Mnsitri Cani bëri të ditur se janë disa raste nga tatimet dhe doganat që janë denoncuar në Prokurori. Po ashtu, ai tha se është punuar në drejtim të përmirësimit të legjislacionit duke përmirësuar ndjeshëm klimën e biznesit dhe lehtësuar procedurat tatimore e doganore.
Në ktëë drejtim ai përmendi sistemin e ri informatik Tatimor. Ky është një sistem modern, bashkëkohor, i avancuar dhe shumë praktik në përdorim, tha ai, që do të sigurojë ofrimin e një shërbimi më të mirë për tatimpaguesit dhe qytetarët. Në përmirësimin e shërbimit doganor, ndër të tjera ministri Cani foli për proçedurën e thjeshtuar të deklarimit, në kuadër të lehtësimit të proçedurave doganore dhe krijimit të lehtësirave për biznesin.
“Aplikimi i proçedurës së thjeshtuar është një inovacion nga ana e Doganës Shqiptare duke vendosur kështu një gur themeli në ndryshimin radikal të marrëdhënieve mes doganës dhe biznesit. Rrit transparencën, ul burokracinë, sepse eliminon kontaktin fizik mes biznesit dhe punonjësve të doganës, duke e bërë procesin elektronik, duke e bërë transparent dhe duke shkurtuar edhe kostot për të gjithë. Sa më shumë biznese respektojnë ligjin, janë të ndershme, nuk kanë detyrime ndaj doganave dhe tatimeve ta përfitojnë këtë status që na e mundëson edhe Kodi i ri Doganor që ka kaluar në parlament, por edhe përmirësimi i infrastrukturës IT dhe përmirësimi procedural që ne kemi bërë në doganë, për ta bërë të mundur”, tha Cani.
Duke folur për klimën e biznesit, Cani tha se për vitin 2014, janë marrë 22 masa lehtësuese për biznesin me efekt në bilancet e tyre prej 11.25 miliard lekë. Janë, vijoi ai, edhe 23 masa lehtësuese të cilat ose kanë ndikim lehtësues për klimën e biznesit ose nuk mund të masim për momentin efektin financiar.