roze

Cannon, urim special për Mariah Carey

Ata mund të kenë pasur ulje dhe ngritjet e tyre në jetë, ashtu siç ndodh te çdo çift, por dashuria mes Nick Cannon dhe Mariah Carey-t, sa vjen e rritet. Ata kanë gjashtë vjet të martuar, ndërsa për Ditën e Nënës, Cannon ka vendosur t’i bëjë një urim të veçantë.

“Ky urim është për nënën e fëmijëve të mi. Ajo është e mrekullueshme, e dashur dhe ka një shpirt të bardhë. Do të jem gjithmonë në borxh me ty që me bekove mua me Roc & Roe. Je një mbretëreshë e vërtetë. Gjithmonë do të të dua Mariah Carey. Gëzuar Ditën e Nënës”, ka shkruar këngëtari në rrjetet sociale, ndërkohë që ka postuar një foto të bashkëshortes me fëmijët.

Nick Cannon, gjithashtu ka postuar një foto me të ëmen e tij, së cilës nuk ka harruar që t’i vendosë një urim: “Faleminderit që më fale jetën dhe gjithë dashurinë në gjithë këto vite. Gëzuar Ditën e Nënës!”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button