Kronika
Rrëzohet në Llogara një turist francez, transportohet me helikopter në spital
Një turist francez është rrëzuar në një humnerë në Qafën e Llogarasë ditën e sotme.
Sipas burimeve, ai ka qenë duke u ngjitur në Qafën e Qores dhe është rrëzuar duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Policia dhe helikopteri shkuan menjëherë në vendngjarje dhe e transportuan turistin në Spitalin e Vlorës, raporton Panorama.
Mësohet se në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe forcat DELTA. Sipas burimeve, turisti ka qenë pa ndjenja dhe tashmë është nën kujdesin e mjekëve.