Politika
Basha e cilëson humbjen një hap të madh përpara të PD-së
Kryetari i ri i PD-së i ka quajtur këto zgjedhje ku partia e tij ka humbur si asnjëherë në garat lokale, si “një hap i madh i PD-së”. Nga selia e Partisë së tij Lulzim Basha theksoi disa vështirësi dhe parregullsi në këtë garë. Sipat tij pavarësisht nga harta elektorale, përfshirja e malavitës, kandinatët me të shkuar kriminale, përfshirja e administratës në proces, zhvendosja e zgjedhësve, kërcënimi i medias dhe blerja masive e votave”, hodhi prap një hap të madh duke rritur sipas Bashës mbështetjen popullore dhe duke ngushtuar diferencën në disa bashki.