Ekonomia

Ministri Panariti në SHBA, takon drejtues të Departamentit të Bujqësisë e BB

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, gjatë visitës zyrtare që po zhvillon në Washington DC, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të zhvillojë të martën një sërë takimesh të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Bujqësisë dhe Bankën Botërore.

Burime nga ministria e Bujqësisë thanë për ATSH-në se ministri Panariti do të pritet në një takim të vacantë nga Phil Karsting, Administrator i Sherbimit te Jashtem te Bujqesise ne Departamentin Amerikan te Bujqesise.

Ndërsa do të vijojë takimet me Patrizio Pagano, drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore, që mbulon Shqipërinë, Italinë dhe Greqinë.

Pritet që në fokus të takimeve të rëndësishme të jetë tema e intensifikimit te marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve si dhe i mbështetje amerikane në sektorr specifike të bujqësisë.

Gjatë kësaj vizite të rëndësishme në SHBA, kreu i Bujqësisë, Panariti, ka zhvilluar takime me  përfaqësues të kompanive amerikane të interesuara për të investuar në bujqësi, të cilat kanë treguar interes për të ndërmarrë sipërmarrje bashkëpunimi në vendin tonë në fushën e bujqësisë dhe agrikulturës.

Sipas axhendes zyrtare, ministri i Bujqesise, Panariti, nesër do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, si dhe një donacion ne Muzeumin e Holokaustit në Washington D.C, te disa artifakteve të cilat i përkisnin një familje hebreje të shpëtuar nga familja e profesorit Panariti. Nder te to jane dy ora dore dhe një varëse. Ato do të hyjnë në patrimonium e këtij muzeu dhe do të ekspozohen. Sipas burimeve zyrtare, me këtë rast, pritet që ministrit Panariti t’i jepet edhe një certifikatë mirënjohje për këtë donacion, ndersa ministri do te vijoje takime edhe me perfaqësues të komunitetit hebraik në Washington.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button