☁️
Tiranë 10°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲0%
ARI 5,062 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,633 ▲ +1.27% ETH $2,122 ▲ +2.09% XRP $1.4160 ▲ +1.75% SOL $88.4400 ▲ +1.76%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking

Rajoni

Maqedonia

Vitin e ardhshëm do të hapet Ambasada e Japonisë në Shkup

Në janar të viti 2017 do të hapet Ambasada e Japonisë në Republikën e Maqedonisë me seli në Shkup, lajmëroi sot Ministria e punëve të jashtme (MPJ), transmeton Telegrafi Maqedoni. Kjo është bërë e ditur në takimin e sotëm të ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki me ambasadorin e Japonisë për Republikën e Maqedonisë me seli në Vjenë, Makoto Taketoshi. Gjatë dorëzimit të letrës në të cilën paralajmërohet hapja zyrtare e ambasadës japoneze në Shkup, ministri Poposki shprehu falënderim për vendimin e Qeverisë së Japonisë me të cilin e  zgjodhi pikërisht këtë shtet si lokacion për zgjerimin e rrjetit diplomatik japonezKy vendim i vërteton marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë dhe Japonisë, dhe është rezultat i punës shumëvjeçare të MPJ të RM e cila nisi me vendimin e Qeverisë së RM për hapje të ambasadës në Tokio në vitin 2009, vazhdoi me hapjen zyrtare të Ambasadës në maj të vitit 2013 dhe me dërgimin e ambasadorit të parë rezident të RM në Japoni në vitin 2014. Ky hap do ti përmirësojë dukshëm marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe do të jep shtytje të fuqishme për bashkëpunimin ekonomik në të ardhmen – ka theksuar Poposki. Poposki u falënderua edhe për ndihmën humanitare prej mbi 4,5 milionë euro që Japonia e ka dhuruar deri më tani për menaxhimin me krizën e emigrantëve në Maqedoni. Krahas takimit me MPJ Poposki, ambasadori japonez Taketoshi realizoi edhe një ligjëratë para diplomatëve të Maqedonisë në suaza të Akademisë diplomatike. Me temë: „Një epokë e re në marrëdhëniet maqedonase-japoneze“.

01 Apr 2016