Ç’duhet të bëni nëse fëmija nuk dëshiron të shkojë në shkollë
Rikthimi në shkollë nuk do të thotë entuziazëm dhe gëzim për të gjithë për të ritakuar shokët dhe shoqet. Pë disa fëmijë, rikthimi në klasë do të thotë thjesht të rish ulur për shumë orë, të dësgjosh mësuesin dhe të pyetesh.
Kështu, në mëngjes do të keni gjithmonë humor të keq dhe të qara para se fëmijët të shkojnë në shkollë. Fëmija mund të ankohet që nga dhimbjet e kokës, të barkut apo shqetësime të tjera.Por ka disa strategji efikase për at bërë këtë moment më pak dramatik, duke nisur nga zilja e alarmit, një zhurmë që vogëlushët e njohin mirë.
Një zgjim i ëmbël
Zilja e zgjimit sigurisht që nuk është mënyra më e mirë për të zgjuar një fëmijë për të shkuar në shkollë. Më mirë të zgjohet me puthjet e nënës dhe babait, me qetësi dhe delikatesë. Duhet që zgjimi të jetë i ëmbël, por jo të bëheni vonë. Për këtë të rriturit e shtëpisë duhet të zgjohen më herët.
Një mëngjes relaksues
Përdorni momentin e mëngjesit si një mundësi për gëzimin e fëmijës. Të gjithë në tavolinë duke ngrënë me shije. Në këtë mënyrë do të jetë me natyrshme për fëmijën për të shprehur frikën, ankthin apo kapriçon e mëngjesit për të mos shkuar në shkollë. Të flasësh ndihmon të rriturit të kuptojnë dhe të ndërhyjnë, ndërsa të vegjëlit lirohen nga tensioni dhe pesha emotive.
Një rrugë zbavitëse
Rruga për në shkollë nuk duhet të jetë e trishtë dhe e heshtur. Nëse shkollën e keni afër mundohuni të përdorni biçikletën apo monopatin. Nëse mami apo babi janë sportivë të krijojnë një si tip gare deri në destinacion. Një mundësi tjetër është të përfshini dhe fqinjët, apo shokët e lagjes duke krijuar një grup që të shkojnë bashkë në shkollë.
Nëna dhe babai të buzëqeshur
Për t’i hequr fëmijës frikën dhe ankthin janë pikërisht prindërit që luajnë rolin kryesor. Në mëngjes, duke menduar për detyrat e ditës dhe punën humori nuk mendohet të jetë më i miri. Tensionet transmetohen menjëherë tek fëmija. Relaks është fjala kyçe, për të gjithë familjen. Prindërit duhet të buzëqeshin dhe të lënë në zyrë ankthin e punës.
Ushqim me surpriza
Fëmijët adhurojnë të surprizohen, kështu që bashkë me ushqimin që marrin me vete provoni t’i vendosni një surprizë që ata e kanë qejf. Për shembull një letër me ngjyra të shkruar nga babai, një vizatim nga vëllai, apo një figurë të personazheve që pëlqen fëmija. Pra, një pjesë të shtëpisë me vete.
Një pasdite të këndshme
Për ta bërë sa më të përballueshëm rikthimin në shkollë, planifikoni një pasdite zbavitëse, në kinema, në teatër kukullash, në kënd lojërash apo një akullore. Kjo do i ndihmojë fëmijët të pranojnë nisjen e sjelljeve të reja dhe të vjetra.