Ekonomia

Çela : OSHEE ofron skema te reja lehtësuese të shlyerjes së debisë për konsumatorët familjarë e privatë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike prezantoi të premten skemat e reja lehtësuese të shlyerjes së debisë për konsumatorët familjarë e privatë .

Administratori i OSHEE-se, Adrian Çela në një prononcim për mediat bëri të ditur se OSHEE konstaton se ecuria e pagesave të faturave të energjisë po vijon me trend pozitiv drejt rritjes.

“Pas analizave të kryera, Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë ka miratuar disa paketa lehtësuese për konsumatorët, familjarë dhe biznese debitore, jo vetëm në pagesën me këste të detyrimit, por edhe mundësinë e uljes së masës së kamatvonesës”, theksoi Çela.

Skemat e reja te ofruara:

Kategoria familjar

Skema parashikon ndarje të kësteve në mënyrë të barabartë, në varësi të shumave. Në rast se familjari e paguan të gjithë detyrimin njeherësh, i ulet kamatvonesa me 70%. Dhe në rast se abonenti do të paraqitet brenda 6 muajve nga firmosja e aktmarrëveshjes për paguar detyrimin atëhere do të përfitojë 50% të reduktimit të kamatës në datën e mbylljes së detyrimit.

Dokumentacioni

– Identifikimi i klientit ose i autorizuari prej tij. Në rastet e autorizimeve kërkohen karta ID e të 2 palëve së bashku me autorizimin me shkrim
– Kopje e librezës ose e fatures së fundit
– Në rastet kur mbajtesi i kontratës në sistem nuk është i njëjtë me personin që është mbajtësi atehere kërkohet dhe dokumenti i pronësise në nje nga format ligjore të tyre që janë parashikuar në procedura

Skema e pagesës me këste- familjet

Deri në:

– 100 mije lekë 12 muaj/këste

– 200 mijë lekë 24 muaj

– 300 mijë lekë 36 muaj

– 400 mijë lekë 48 muaj

– 500 mijë lekë 60 muaj

– 600 mijë lekë 72 muaj

– 900 mijë lekë 84 muaj

– 1 million lekë 96 muaj

– 1.5 milionë lekë 108 muaj

– 2 milionë lekë 120 muaj

– 2.5 milionë lekë 132 muaj

– 3 milionë lekë 144 muaj

– 3.5 milionë lekë 156 muaj

– mbi 3.5 milionë lekë 168 muaj

Kategoria privat

Për klientët e lidhur në Tension të Ulët (TU) ofrohet pagesë me këste sipas masës së detyrimit. Produktet për bizneset e lidhur në Tension të Mesëm (TM) mbeten të pandryshuar, qe do te thote afati maksimal i ripagesës bazuar në detyrimin ligjor për dalje nga rrjeti i OSHEE – 20 kv deri ne fund te vitit 2016 dhe 10/6 kv deri ne fund te vitit 2017
Për herë të parë, biznesit (kategoritë TU dhe TM) i jepet mundësia tu reduktohet me 50% kamatvonesa nëse paguan të gjithë detyrimin njëherësh.
Dokumentacioni

– Kopje web e QKR të shoqërisë ose personit fizik

– Identifikimi i administratorit të shoqërisë ose personit fizik

– Për shpk dhe SHA, autorizimi nga organet përkatëse për lidhjen e AKM

– Identifikim i të autorizuarit nëse ka të tillë
Skema per privatin

Deri në:

– 200 mijë lekë 12 muaj/këste

– 500 mije lekë 12 muaj

– 1 milion lekë 24 muaj

– 1.5 milionë lekë 36 muaj

– 2 milionë lekë 48 muaj

– 3 milion lekë 60 muaj
Kategoria buxhetor dhe jo-buxhetor

Bashkitë, afatet e ripagesës nuk kalojnë daten 30 prill 2019

Institucionet e qeverisjes qendrore dhe shoqëritë me kapital shtetëror afatet e ripagesës janë sipas tabeles si më poshte
Në rast ripagese të detyrimit total nga te gjitha kategoritë ofrohet reduktim i kamatës në masën 50%
Për lidhjen e AKM keto kategori të drejtohen në Drejtorinë Qëndrore në Tiranë pranë sektorit të mbledhjes së debisë të buxhetore jobuxhetoreve – në departamentin e shitjes dhe arkëtimeve

Skema

Deri në:

200 mijë lekë 12 muaj/këste

500 mijë lekë 12 muaj

1 milion lekë 24 muaj

1.5 milionë lekë 36 muaj

2 milionë lekë 48 muaj

3 milionë lekë 60 muaj

Tjetër avantazh në skemat e mësipërme është fakti se mund të lidhin aktmarrëveshje të gjithë kategoritë që kanë debit ë krijuara ndaj OSHEE deri më 31 korrik.
Theksojmë se oferta e reduktimit të kamatës për të gjitha kategoritë është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2015

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button