Ekonomia

Çela: OSHEE planifikon të investojë mbi 2.6 milionë dollarë në Juglindje të vendit

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, zhvilloi disa takime me drejtuesit lokalë të Drejtorisë Rajonale OSHEE ne Korçë, në kuadër të fushatës në terren, për t’u njohur me problematikat e sektorit, njohjen me planin e masave dhe objektivat për 2015-n.

Administratori-i-Operatorit-të-Shpërndarjes-së-Energjisë-Elektrike-Adrian-ÇelaPas Shkodrës, Korça ishte stacioni i radhës, rajon ky që humbjet në rrjetin elektrik i ka reduktuar me rreth 16% gjatë vitit 2014. “Është një rajon me rezultate pozitive, por jo aty ku ne duam të arrijmë. OSHEE ka vendosur targete për uljen e humbjeve, rritjen e nivelit të faturimit dhe arkëtimeve, prandaj dhe stafit të Korçës i dalin detyra të rëndësishme për 2015-n, në kuadër edhe të zotimeve që shoqëria ka ndërmarrë ndaj qeverisë dhe Bankës Botërore”, u shpreh për mediat administratori Çela.verifikim

Sipas kreut të OSHEE-së, Korça është model pozitiv për nga performanca, prandaj kërkohet që jo vetëm të arijë objektivat, por t’i tejkalojë, në mënyrë që drejtoritë e tjera ta ndjekin nga pas. “Jemi të qartë se realizimi i objektivave arrihet përmes rritjes së performancës së stafit dhe investimeve”, u shpreh Çela.
Për rajonin kryesor të Juglindjes, parashikohet ndërtimi i një nënstacioni në zonën e Ersekës, me vlerë 1.1 milionë dollarë, si dhe kompletimi më matësa, kabllo ABC për transmetimin, etj, në vlerë rreth 1.3 milionë dollarë. Në total, përfshi edhe projektet e tjera, parashikohet të investohen për vitin 2015 mbi 2.6 milionë dollarë, vlerë kjo që i jep garanci me furnizim cilësor rajonit të Korçës, sidomos zonave turistike, si Dardha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button