☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.03 ▲0.15%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,887 ▼ -1.45% ETH $2,056 ▼ -0.85% XRP $1.3189 ▼ -2.63% SOL $81.0200 ▼ -3.82%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.03 ▲0.15 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.03 ▲0.15 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Çela: Sistemi elektronik i deklarimit të pasurisë, hap cilësor në luftë kundër korrupsionit

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela mori sot pjesë në tryezën e rrumbullakët të nivelit të lartë “Mekanizmi i ri në Luftën Kundër Korrupsionit-Sistemi Elektronik i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit”, e cila u organizua nga ILDKPKI.

Në fjalën e tij, Çela shpreh se aplikimi për herë të parë i sistemit elektronik të deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesave është një hap cilësor në perfeksionimin e instrumenteve ligjorë që rrisin efikasitetin e institucioneve përgjegjëse në luftën ndaj korrupsionit.

“Standardizimi i hedhjes së të dhënave dhe mundësia e përpunimit të tyre në mënyrë optimale përveç dobive që sjell në aspektin administrativ, ndikon edhe në drejtim të hetimit të shpejtë dhe të plotë rasteve që lidhen me kallëzimet e ILDKPI apo hetimet e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Për t’ju përgjigjur shqetësimit të opinionit publik shqiptar për nivelin e lartë të korrupsionit, vjedhjeve dhe shpërdorimeve të fondeve publike, prioriteteve të institucioneve shqiptare dhe kërkesave të vazhdueshme të organizmave të ndryshëm ndërkombëtarë për forcimin e luftës kundër veprave penale të kryera nga zyrtarët e lartë të administratës shtetërore, personat e zgjedhur dhe nëpunësit publikë në Shqipëri, mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe ILDKPI është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi në tetor të vitit 2020, zbatimi i të cilit besoj do të bëhet edhe më efektiv me këtë masë të ndërmarrë”, tha ai.

Duke vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm, Çela e konsideroi të domosdoshëm vijimin e tij në drejtim të shkëmbimit të informacioneve për subjektet e deklarimit periodik të interesave private në ILDKPKI, me qëllim evidentimin e saktë të shkeljeve që përbëjnë vepër penale në fushën e deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesave dhe veprave penale të tjera që konkurrojnë me to ose lidhen me detyrën e subjekteve që kanë detyrim ligjor të bëjnë deklarim periodik. “Ky sistem mund të lehtësojë edhe zhvillimin e një metodologjie  lidhur me procedurat e hetimit administrativ dhe të referimit në prokurori të veprave penale. Prokuroria e Përgjithshme është e gatshme  në çdo rast të kontribuojë gjatë procesit të hartimit të metodologjisë lidhur me procedurat e hetimit administrativ dhe të referimit në prokurori të veprave penale”, u shpreh ai.

“Duke vlerësuar pozitivisht këtë zhvillim, jam i mendimit se duhet të jemi të vëmendshëm edhe ndaj problemeve teknike që aplikimi i çdo sistemi të ri mund të krijojë si për institucionet përgjegjëse ashtu edhe për subjektet deklaruese. Procesi është mjaft delikat jo vetëm për shkak të vëmendjes së opinionit publik ndaj tij por edhe sepse saktësia e paraqitjes së të dhënave dhe afatet kohore që parashikon ligji mbartin sanksione të natyrës administrative e më tej edhe penale. Zhvillimet teknologjike kërkojnë një fazë adaptimi që shërben si për testimin teknik sistemeve të reja ashtu edhe për integrimin e saktë e të plotë të të dhënave. Trajnimi i përdoruesve të sistemit dhe siguria kibernetike janë gjithashtu aspekte thelbësore në aplikimin e tij.  Sidat nuk janë të pakta ndërkohë që objektivat janë të natyrës strategjike e kërkojnë kohë të arrihen, ndaj do e vlerësoja si të nevojshme një qasje me fleksibilitetin e duhur në adaptimin me sukses të sistemit të ri”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.