Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,743 ▲ +1.05% ETH $2,012 ▲ +1.34% XRP $1.3414 ▲ +1.25% SOL $82.8500 ▲ +0.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Çelet Klinika Ligjore/ Naço: Gur themeli për të ardhmen e drejtësisë

DSC_0099-526x350Fakluteti i Drejtësisë çeli të enjten Klinikën Ligjore, një labortar i cili ka për qëllim te trajnojë studentët e drejtësisë me jetën reale të një juristi, çka sjell një profesionalizëm më të lartë në fushën e jurisprudencës.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço,  u shpreh se Klinika Ligjore që prezantohet sot, është një tjetër gur që vendoset në themelet e ndërtimit të një rruge të drejtë, tek e cila duhet të eci në të ardhmen drejtësia shqiptare.

“Çdo iniciativë që synon promovimin e zbatimit të ligjit, shtetit të së drejtës, edukimit dhe trajnimit të aktorëve të ardhshëm të drejtësisë, për mua, si ministër i Drejtësisë, përbën një lajm që më frymëzon pa masë, sepse nënkupton një reflektim mbi domosdoshmërinë e thellimit të vlerave dhe parimeve europiane të sundimit të ligjit dhe të së drejtës”, tha ai.

Ministri i Drejtësisë tha se e ardhmja e drejtësisë janë studentët e rinj. “Studentët e rinj të ligjit, të cilët i konsideroj si bashkëpunëtorë të së ardhmes, shumë shpejt do të na rrëfejnë se mjedisi i anatemuar i drejtësisë, nuk ka përse të tregohet më me gisht. Filozofia e të mësuarit duke punuar apo praktikuar, tha Naço, përbën një premisë mjaft pozitive dhe në këtë kuadër, nëpërmjet kombinimit të dijeve multisektoriale, studentët fitojnë një kuptim më të thelluar të proceseve legjislative, hartimit legjislativ, kufizimeve kushtetuese ndaj ligjbërjes dhe përgjegjshmërisë”, theksoi ai.

Struktura e kësaj klinike ligjore është një mjet efikas, që shërben për të konfirmuar, ose eliminuar konceptet e mëparshme, që studentët kanë mbartur ndër vite, ndërkohë që sikurse edhe në profesione të tjera, studentët do t’i forcojnë aftësitë e tyre para se të diplomohen dhe jo pas diplomimit. Me pak fjalë, studentët dalin nga ky program dhe hyjnë në profesionin real me një kuptim të saktë rreth praktikës së ligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.