Ekonomia
Çermë, çahet tubacioni; shpërdorohet uji që furnizon zonën
Në Çermë të Lushnjes, tubi kryesor i ujit të pijshëm që furnizon këtë zonë ka tre ditë që është çarë duke bërë që aty të shpërdorohet uji.
I zoti i pronës ku ka ndodhur çarja e bëri të ditur këtë nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”, duke deklaruar se, në lidhje me ngjarjen ka njoftuar edhe autoritetin e Ujësjellësit në qytetin e Lushnjes, por askush nuk ka shkuar për ta parë nga afër gjendjen e aq më pak të nisë punimet për riparimin e tij.
Kjo ka shkaktuar edhe përmbytjen e pronës, ndonëse vetë ai ka krijuar kanalizime për ta orientuar atë drejt kanalit kryesor.